Bushati: Rama nuk e jep komisionin ‘McGonigal’, nuk do kemi transparencë për skandalin

Bushati: Rama nuk e jep komisionin ‘McGonigal’, nuk do kemi transparencë për skandalin

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar kërkesën e opozitës shqiptare për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për skandalin ‘McGonigal’.

Bushati kujtoi se opozita e ka bërë edhe më herët këtë kërkesë, por mazhoranca ka refuzuar ta miratojë

Opozita e ka kërkuar edhe më herët këtë komisionin ‘McGonigal’. Parlamenti ngeli 6 muaj i bllokuar dhe nuk ju dha. Kështu që në këtë kuptim edhe kur e ka përsëritur kërkesën, opozita e di që nuk do ja japë

Sipas analistit, nisma e opozitës ka më shumë funksion politik sesa hetimor, pasi është e qartë që mazhoranca nuk do të lejojë një hetim real për këtë çështje.

‘Kështu kërkesa merr më shumë një armë për luftë politike se sa të zbardhë të vërtetën. Dhe nuk është puna se, nuk do ja japin, por edhe po të ja japin. Çfarë thuhet tek McGonigal? Thuhet që ai u furnizua me dokumente të rrjedhura direkt nga zyra e kryeministrit. A mendon njeri se, zyra e kryeministrit do bëhet demokratike, transparente, e hapur që materialet që ja ka dhënë McGonigalit t’ja japë dhe komisionit?’

Në përfundim, Bushati u shpreh skeptik për mundësinë që të ketë transparencë apo zbardhje të plotë të aferës ‘McGonigal’ në Shqipëri.

‘Në këtë kuptim, opozita mirë bën se e përdor për armë politike. Por unë them se, as nuk do kemi komision e as nuk do marrim vesh më shumë nga Shqipëria, se ç’të fshehta ka pasur kjo çështje.

Share it :