Yuri Kim drejtoreshë e ExxonMobil, kompania e përmendur në aferën e TEC-eve në Vlorë

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, njoftoi se sapo ka nisur punë si Senior director(Drejtoreshë ekzekutive) pranë gjigantit amerikan ExxonMobil, një nga kompanitë më të mëdha të naftës dhe gazit në botë, me seli në Texas dhe një nga korporatat më të fuqishme amerikane.

ExxonMobil u shfaq në skenën shqiptare në vitin 2021, përmes një Memorandumi Mirëkuptimi me qeverinë shqiptare dhe Excelerate Energy, për studimin e një projekti LNG-to-Poëer në Vlorë, duke e pozicionuar Shqipërinë si pikë hyrëse të gazit të lëngshëm amerikan në Ballkan.

Yuri Kim ishte e pranishme në ceremoninë e nënshkrimit dhe e quajti marrëveshjen një akt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë.

Sot, ExxonMobil raporton të ardhura prej 339 miliardë dollarësh në vit pra 43 herë më shumë sesa i gjithë buxheti i Shqipërisë. Për ta thënë ndryshe: ajo që Shqipëria arkëton në katër dekada, ExxonMobil e gjeneron në vetëm një vit.

Por Exxonmobil, që tashmë është punëmarrësi i Yuri Kim është përmendur edhe në projektin e dy anijeve gjeneratorë që mbërritën në Vlorë në vitin 2022, nëpërmjet një kontrate të majme dhe që rezultoi një fiasko për qytetarët shqiptarë.

Alarmi i dyshes Rama-Balluku për krizën energjitike

Shqipëria ishte zyrtarisht në emergjencë energjitike deri në fund të vitit 2022, por në shtator të atij viti dyshja Rama-Balluku intensifikuan një fushatë sensibilizimi për kursimin e energjisë, shoqëruar me një seri thagmash që shpejt u bënë burim memesh dhe ironie publike.

Lojtës Videosh

00:24
00:29

Kryeministri Edi Rama, që sapo kishte vendosur rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët që harxhonin më shumë se 800 KwH, lëshonte kërcënime duke marrë si shembull Zvicrën, ku sipas tij, nëse e ngrije temperaturën e kondicionerit me më shumë se 19 gradë celcius vinte policia në shtëpi dhe të arrestonte.

“Nuk e di cfarë do përballeshim nëse do të vendosnim rregullin me ligj që ka vënë Zvicra, 3 vjet burg për kë e rrit shpenzimin energjetik për ngrohje mbi 19 gradë. Burg në Zvicër për një vend që nga pikëpamja financiare është në majë të botës” shprehej Edi Rama.

Belinda Balluku me fëmijët duke i këshilluar të heqin karikuesin nga priza
Belinda Balluku me fëmijët duke i këshilluar të heqin karikuesin nga priza

Nga pas e ndiqte Belinda Balluku që organizoi takime me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe përveçse i tmerronte me policinë e Zvicrës, u fliste për energjinë që harxhonte frigoriferi, celulari, televizori etj.

“E dini ju që kur e heqim telefonin nga karikimi, karikuesi që mbetet në prizë konsumon energji? Deri më sot nuk e kemi vrarë ndonjëherë mendjen se kemi thënë çfarë do ndodhë me 1 kari kues? Po me 1 milionë karikues të gjithë në prizë në të njëjtën kohë? E dini ju që kur hapim derën e frigoriferit harxhohet më shumë energji?” pyeste Balluku.

(KLIKO KETU PER VIDEON) Dhe pasi u kishte folur për përpjekjet e saj dhe të Edi Ramës për të kursyer energjinë, Balluku shpjegonte se si duhej përdorur frigoriferi, celulari dhe televizori për ta ruajtur atë pak energji që kishim ne shqiptarët.

“Kondicioneri duhet të qëndrojë gjatë dimrit jo më shumë se 21 gradë e gjatë verës jo më pak se 27 gradë. Dera frigoriferit nuk duhet që të qëndrojë e hapur. Vëllai të heqë karikuesin nga priza. Kur gjyshin e zë gjumi para TV e t’i afrohesh për t’i marrë telekomandën e thotë mos e fik, ai është momenti që duhet fikur TV pasi nuk po e ndjek kush e është momenti që duhet të kursejmë energji” shprehej Balluku.

Këto deklarata shërbyen si prelud i mbërritjes së dy anijeve gjeneratorë në Vlorë.

68 milion dollarë qira për dy gjeneratorë që nuk u përdorën

Tigri 1 dhe Tigri 3, dy anijet-gjeneratorë në Vlorë
Tigri 1 dhe Tigri 3, dy anijet-gjeneratorë në Vlorë

Fushata e sensibilizimit për kursimin e energjisë në gjysmën e dytë të vitit 2022, korrespondon me mbërritjen në Vlorë të dy anijeve që prodhonin energji, dy Tec-e lundruese, të cilat sillnin me vete një faturë të kripur për shtetin shqiptar.

“Tigri 1” dhe “Tigri 3” kështu ishin pagëzuar dy TEC-et lundruese që punonin me naftë dhe mbërritën nga Bangladeshi, sipas një kontrate të nënshkruar mes shtetit shqiptar dhe dy kompanive Excelerate Energy dhe Renco.

Por mbërritja e dy gjeneratorëve lundrues që do prodhonin energji me naftë nxiti shqetësime. Së pari ishte çmimi i kripur që duhej paguar për qiranë e anijeve. Kontrata parashikonte një pagesë prej 68 milion dollarësh nga qeveria shqiptare vetëm për qiranë.

E përpjestuar, shuma llogaritet të jetë rreth 90 mijë euro qira në një ditë. A duhej të ngarkoheshin me një pagesë të tillë qytetarët e vendit më të varfër të Evropës? A ishte e leverdisshme pagesa për këto dy anije?

Koha tregoi se marrëveshja nuk ishte në leverdi të shqiptarëvve. TEC-et lundruese nuk ishin vënë ende në punë, kur çmimi i energjisë në bursa u stabilizua. Rezultoi se energjia ishte më e lirë në treg dhe termocentralet nuk kishin leverdi të viheshin në funksionim.

E njëjta sasi energjie që do të prodhonin TEC-et lundruese ishte më pak e kushtueshme nëse blihej.

Së dyti, problem ishte ndotja e mjedisit që shkaktonin anijet-gjeneratorë. Të vendosura në Gjirin e Vlorës ato rrezikojnë të ndosin keq këtë zonë duke shkaktuar një dëm të ngjashëm me naftë sikur 100 mijë makina, të bënin 100 km çdo ditë brenda përbrenda qytetit. Ky alarm u dha nga ambientalisti Lavdosh Ferruni, i cili e ka denoncuar ashpër këtë katastrofë mjedisore, jo vetëm për dëmin që i bën Vlorës, por edhe për të shkuarën e errët të kompanisë që ka sjellë në Shqipëri termocentralet me emra ekzotikë “Tigri 1” dhe “Tigri 2”.

Pak kohë pas këtij denoncimi, Lavdosh Ferruni u përball me një çështje penale nga kompanitë që sollën TEC-et në Shqipëri dhe që fusin në xhep plot 94 mijë dollarë qera në ditë, pa bërë asnjë punë.

Yuri Kim dhe mburoja amerikane për kontratën e dy anijeve

Belinda Balluku duke falenderuar Yuri Kim për dy anijet-gjeneratorë në Vlorë
Belinda Balluku duke falenderuar Yuri Kim për dy anijet-gjeneratorë në Vlorë

Ndërsa vala e kritikave që denonconin marrëveshjen për dy anijet gjeneratorë shtohej, në portin e Vlorës u shfaq ambasadorja amerikane Yuri Kim. Në krah të ministres së energjisë, Belinda Balluku, ambasadorja ishte aty si kundërpeshë e të gjithë atyre që denonconin cmimin e kripur të qirasë për gati 94 mijë dollarë në ditë dhe për ndotjen e mjedisit që do të shkaktonin anijet.

Lojtës Videosh

00:00
00:16

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Balluku përmend kompaninë ku është punësuar Yuri Kim sot, ExxonMobil, të cilën e falenderon që ndihmoi në sjelljen e anijeve-gjeneratorë në vendin tonë.

“Dua të falenderoj këtu konsorciumin Exelerate Poëer dhe ExxonMobil të cilët na ndihmuan që në Shqipëri të sjellim dy nga anijet e energjisë, të fundit prodhuese të energjisë të lira në treg..” shprehet Balluku.

Në anën tjetër, teksa inspekton gjeneratorët nga brenda, ambasadorja e amerikane në Tiranë nuk e lidh projektin me interesin e saj për një vend pune në të ardhmen. Kim nuk thotë se nëse një ditë ajo do të flakej nga trupi diplomatik në SHBA, do të kishte një punë të sigurtë në një nga kompanitë më të mëdha të naftës në botë. Projekti, sipas Kim kishte si synim të ndihmonte Shqipërinë, sepse një aleate e NATO-s duhej të kishte siguri nga ana energjitike.

Lojtës Videosh

00:00
00:23

“Ne duhet të sigurohemi që aleatë të NATO-s si Shqipëria të jenë më të sigurta, më të begata dhe më të pavarura” shprehet Kim.

Në video, Kim dhe Balluku premtojnë se TEC-et lundruese do të gjeneronin një sasi energjie që i korrespondonin përafërsisht 15 përqind të nevojave që kishte Shqipëria.

Vetëm se në vitet që pasuan, dy TEC-et lundruese nuk u vunë në punë. Ende sot ato mbetën të ankoruara në Vlorë.

Në janar të vitit 2024, kur u pyet nga gazetarët se përse nuk ishin vënë në punë gjeneratorët lundrues, Balluku hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe la të kuptohej se projekti ishte kryer falë ndërhyrjes së ambasadores amerikane Yuri Kim.

“Ka qenë diçka që së bashku me ambasadoren Kim kam punuar shumë për t’i pasur këto Tec-e lundruese” u tha Balluku gazetareve, duke shtuar se “nëse nuk do të kishim pasur ndihmën e Departamentit Amerikan të Energjisë, nuk do t’i kishim marrë dot kurrë”.

Në gusht të këtij vtit, qytetarë dhe aktivistë protestuan për të kërkuar largimin e dy TEC-eve lundrues që për më shumë se dy vitesh po qëndrojnë në gjirin e Vlorës.

Protesta nisi para Prefekturës së Vlorës dhe vijoi me marshim drejt vendit ku qëndrojnë TEC-et në Tirport, afër Zvërnecit.

Protesta në gusht të këtij viti që kërkojnë largimin e dy anijeve-gjeneratorë nga Vlora
Protesta në gusht të këtij viti që kërkojnë largimin e dy anijeve-gjeneratorë nga Vlora

Sipas aktivistëve këto anije nuk po prodhojnë energji, por ndotje për mjedisin dhe po ushqehet me paratë e buxhetit të shtetit. “Gjiri i Vlorës është i yni, TEC-et janë të maskarenjve”, ishte një nga pankartat që mbanin në duar aktivistët.

Largimi nga Shqipëria, Yuri Kim: Më pritët me bukë, kripë e zemër

Sot, fakti që Yuri Kim ka kaluar drejtpërdrejt në një post të lartë tek ExxonMobil, kompania që ndihmoi për projektin e dy anijeve, ngre pyetje të forta. A ishte kjo një marrëveshje e keqmenaxhuar për interesat e shqiptarëve apo një skemë ku ndikimi i një ambasadoreje amerikane u përdor për të justifikuar një kontratë të dyshimtë, që solli përfitime për gjithkënd tjetër, por jo për popullin shqiptar?/Lapsi.al

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news