Të panjohurit’ shëtisin natën, japin qoka’/ Çollaku: Ortakeria politikë-m*fia prodhon heshtje, adresat e makinave bashkiake të njëjtat me të krimeve
Gazetari dhe kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Basir Çollaku, në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, deklaroi se krimi po konsumohet si ushqim i përgatitur nga bandat dhe seortakëria mes krimit të organizuar, mafias dhe politikës ka sjellë heshtje në terren dhe mungesë të hetimeve serioze.
Ai theksoi se policia nuk po vepron ndaj rasteve të krimit elektoral, ndërsa adresat e makinave bashkiake janë bërë të njëjtat me ato të krimeve. Çollaku u shpreh se në zonat e Klosit dhe Matit janë mbi 85 fshatra të përfshirë, dhe duhet të ishin hapur po aq procese penale për krime elektorale. Ai ngriti alarmin për presionet ndaj punonjësve dhe familjarëve të emigrantëve. Sipas tij, ka një prani të shtuar të automjeteve të errëta dhe lëvizje të dyshimta gjatë natës. Në përfundim, Çollaku paralajmëroi se janë ndërtuar tashmë qeliza për blerjen e votës në mënyrë të organizuar.
Çollaku: Mungon reagimi por unë shoh diçka më përtej, nëse do vendosësh kuzhinier bandat, ushqimi i prodhuar do të jetë krimi
Ortakëria e bandave, krimi i organizuar, e mafias me politikën, me pushtetin, sigurisht që do të prodhojë heshtje në terren, dhe mungesa e hetimeve serioze, e investigimeve serioze, do të na sjellë në një hartë paqësore në dukje, por krimi, presioni, trysnia, shpërndarja e parave të pista, përdorja agresive e pushtetit, është e pakrahasueshme për çdo realitet.
Ne kemi bërë disa kallëzime, të shumta, ndoshta edhe përditë, dhe shoh policinë e shtetit e cila duhet të ketë atë ekipin e strukturës së posaçme për hetimin e krimit elektoral, janë bërë lumenjtë si vendet dhe adresat më të vizituara nga makinat bashkiake.
I mjafton policisë të dalë të pyesë: ku shkon me zhavorr, me çakull, me hekur, me çimento, me asete të tjera që shkojnë nëpër fshatra.
Unë them që janë mbi 85 fshatra, të Klosit dhe Matit, duhet të kishte të paktën 85 procese penale.
Mos kalojmë pastaj te presionet, trysnia e madhe ndaj punonjësve, ndaj familjarëve që janë jashtë, shohim fuoristradat e zeza të shëtisin nëpër qytete.
Këto janë elemente kyç, ka edhe tendenca për të lëvizur natën, kanë nisur të lehin qentë nëpër fshatra natën, ku të panjohurit shkojnë për të dërguar qokat, zarfet, paratë.
Kane ndërtuar, le të themi, qelizat e blerjes së votës.




