Xhixho: Korrupsioni dhe lidhja e krimit me pushtetin po e pengojnë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Europës

Xhixho: Korrupsioni dhe lidhja e krimit me pushtetin po e pengojnë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Europës

Deklarata e Zv. Presidentes të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho

Pak ditë më parë, qeveria “Rama” mori një tjetër shuplakë nga Bashkimi Europian. Vendimi për të shtyrë pa afat tryezat ndërqeveritare për çeljen e 2 grupkapitujve të radhës për Shqipërinë është prova e radhës se keqqeverisja po e pengon vendin në rrugëtimin europian.

Ndërsa në Tiranë propagandohet me zhurmë progres në ecurinë e negociatave, Brukseli vijon t’i mbyllë derën Tiranës dhe arsyeja është e qartë: kushtet nuk janë plotësuar nga qeveria e Edi Ramës.

Çfarë po e pengon Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Europës?

Korrupsioni i shtrirë në çdo degë të qeverisjes qendrore e vendore, që ka çuar në burg gjysmën e zyrtarëve të Edi Ramës, bashkëpunimi me krimin e organizuar që e ka kthyer vendin në lavatriçe të parave të pista dhe vënia e drejtësisë nën kontrollin dhe urdhrat e drejtpërdrejtë të kryeministrit.

Nuk është aspak e rastit që ky vendim vjen pikërisht në momentin kur Edi Rama po përpiqet t’i joshë shqiptarët me premtimin bosh të pasaportës europiane.

Një qeveri që e ka zhytur vendin në varfëri, që ka detyruar të largohet gati gjysmën e popullsisë dhe që i ka vënë pasuritë publike në shërbim të një grushti njerëzish nuk mund të jetë kurrsesi pasaporta e Shqipërisë në Europë.

Është paradoksale që një qeveri që nuk ka mundur të mbajë as premtimin për ujë 24 orë, bërë para 12 vitesh, t’u premtojë shqiptarëve se do t’u japë në dorë pasaportën europiane.

Edi Rama mashtron hapur me premtimin e pasaportës europiane, duke ushqyer iluzionin e lëvizjes së lirë të krahut të punës me anëtarësimin në BE. Është e gjitha gënjeshtër! Mashtrimi i tij i ri elektoral do të ndëshkohet me votë më 11 maj, së pari nga mijëra emigrantë që janë larguar për shkak të qeverisjes së tij të dështuar, por edhe nga mijëra të tjerë që vuajnë çdo ditë pasojat e saj.

Shqiptarët e kanë sot të qartë se, me Edi Ramën, kurrë nuk do të ketë Bashkim Evropian për Shqipërinë. Sepse nëse do të prisnim atë ditë me Edi Ramën në pushtet, asnjë shqiptar s’do mbetej më në këtë vend.

Kushti i padiskutueshëm që qeveria duhet të plotësojë në mënyrë emergjente janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Përmes tyre, shqiptarët do të mund të zgjedhin mes stanjacionit 10-vjeçar në ecurinë e negociatave apo një programi qeverisës që garanton më së pari një Shqipëri ku mund të jetohet.

Zgjedhjet e 11 Majit janë një test i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rrugëtimin evropian të saj pasi garantimi i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme mbetet kushti numër 1 për avancimin drejt BE.

Përmes tyre, shqiptarëve do t’u jepet mundësia të votojnë alternativën më të mirë, atë që garanton një model të ri ekonomik, një luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbi të gjitha shtet ligjor.

Programi ynë me pesë prioritete për 4 milionë shqiptarë do të shtrojë rrugën për një Shqipëri që ecën me hapa të sigurt drejt Bashkimit Europian. Demokracia dhe shteti i së drejtës janë të panegociueshme për Bashkimin Europian dhe ne kemi të gjithë vullnetin, energjinë dhe ekipin që do ta përshpejtojmë udhëtimin e Shqipërisë drejt tij duke ndërtuar standarde europiane në vendin tonë.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news