Chris LaCivita: Unë sapo mposhta komunistët dhe socialistët në Amerikë. Do t’i mposht edhe në Shqipëri

pyetur se a kishte menduar që mund të dështojë përballë komunistëve dhe socialistëve në një vend të vogël si Shqipëria, Chris LaCivita tha se ashtu siç ndihmova në mposhtjen e tyre në SHBA, do t’i mposhte edhe në Shqipëri.

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Nuk ka mundësi t’i vjedhë zgjedhjet. Zoti Berisha mund t’i fitojë dhe do të fitojë. Kur pranuat këtë bashkëpunim, a menduat se nga fitorja më e vështirë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me një përballje të tillë, të vini në një vend të vogël si Shqipëria dhe të humbisni përballë një ish-komunisti apo përballë një partie të majtë?

LaCivita: Unë sapo i ndihmova në mposhtjen e komunistëve dhe socialistëve në Amerikë. Kështu që është më se e logjikshme se ne duhet të vinim në Shqipëri dhe këtu të mposhtnim socialistët dhe komunistët.

Njerëzit nuk na kërkojnë ndihmë sepse ne kemi rekord humbjesh, përkundrazi, kemi rekorde fitoresh. Kemi besim se populli shqiptar do të zgjedhë opozitën sepse populli kërkon të shikojë një të ardhme për fëmijët e vet në Shqipëri dhe jo në Greqi.

Share it :