Dokumentari i Washington Examiner: Edi Rama ka udhëhequr grupe të krimit të organizuar shqiptar, të cilat po…

Media e njohur amerikane vijon prej ditësh të publikojë fakte tronditëse të bashkëpunimit të Edi Ramës dhe George Soros në gllabërimin e parave të taksapaguesve amerikanë, fondet e USAID, dhe kapjen e reformës në drejtësi në Shqipëri për llogari të kryeministrit shqiptarë, i cili e përdori drejtësinë për të përndjekur kundërshtarët politikë.

Më poshtë pjesë e tretë e dokumentarit të Ëashington Examiner:

Lee Zeldin (ish-kongresist republikan i Nju Jorkut): A keni pasur ju ose dikush në emrin tuaj ndonjë komunikim me zotin Soros, ose me dikë që vepron në emrin e tij?Anthony Blinken (Ish-sekretar shteti i SHBA): Nuk kam pasur. Nuk mund të flas për të gjithë Departamentin e Shtetit, por unë nuk kam pasur.Anthony Blinken (Ish-sekretar shteti i SHBA): Nuk kam pasur. Nuk mund të flas për të gjithë Departamentin e Shtetit, por unë nuk kam pasur.Tiana Loëe Doerscher (gazetare ekonomie e Washington Examiner): Ndonëse Tony Blinken mohoi se kishte kontakt me familjen Soros, anshmëria kundër Berishës u bë e qartë nga zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane që kërkonin të avanconin interesat e familjes Soros dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur.

Qeveria amerikane thotë se, ndërsa ishte ende në FBI, McGonigal punoi me një ish-oficer të inteligjencës shqiptare dhe një shqiptar të punësuar nga një konglomerat energjetik kinez. Ai kishte një marrëdhënie të vazhdueshme me kryeministrin e Shqipërisë dhe bëri që FBI të hetonte një qytetar amerikan që lobonte kundër partisë politike të kryeministrit.

IV. ROLI I RAMËS

John Schindler (Ish-analist i NSA-së dhe oficer i kundërzbulimit): Ndërsa ishte ende një zyrtar në detyrë i FBI-së, McGonigal u afrua me kryeministrin e Shqipërisë dhe qeverinë e tij dhe po jepte premtime që, në këmbim të donacioneve të mëdha në para, nga të cilat Rama, si socialist, përfitoi një pjesë dhe McGonigal një tjetër, ai u garantonte biznesmenëve shqiptarë mbrojtje nga sanksionet. Nëse Departamenti Amerikan i Thesarit vendos sanksione për parregullsi financiare, ai pretendonte se mund t’i shmangte ato. Kjo është një histori e pabesueshme. Një zyrtar i lartë i FBI-së ndodhet në zyrën e Ramës, në kryeministri, duke u ofruar mundësinë që të ndikojë në qeverinë amerikane në këmbim të miliona eurove. Ku përfunduan këto para, askush nuk e di. Departamenti i Drejtësisë nuk e hetoi thellë çështjen. Ata e akuzuan dhe McGonigal-i pranoi se kishte marrë një donacion prej 225,000 dollarësh në para nga një operativ i shërbimeve sekrete shqiptare që punonte me të.

Sali Berisha: Me 15 shkurt, Charles McGonigal duhej të dënohej në një gjykatë të Uashingtonit për çështjen shqiptare…

Tiana Lowe Doerscher: Me 15 shkurt 2024.

Sali Berisha: Për një pagesë të Edi Ramës ndërsa  ishte në detyrë.

Për habinë e madhe të të gjithëve, me 16 shkurt, Anthony Blinken bëri një vizitë të papritur në Tiranë. Ai nuk takoi askënd nga opozita. Ai u shfaq në një konferencë shtypi me Edi Ramën.

Anthony Blinken: Së bashku, edhe kur kohët janë të vështira, edhe kur përballemi me sfida. Dhe kjo është diçka që nuk mund t’ju them sa shumë e vlerësojmë dhe e çmojmë. Është një tribut për këtë vend dhe për miqësinë që kemi. Dhe është një tribut për kryeministrin, i cili është një partner i jashtëzakonshëm për Shtetet e Bashkuara.

Sali Berisha: Të nesërmen, Charles McGonigal u dënua me dy vjet e katër muaj për korrupsion nga Edi Rama dhe për tradhti ndaj interesave të Shteteve të Bashkuara.

Tiana Lowe Doerscher: Akoma më sistematike janë lidhjet e Ramës me trafikun e drogës në Shqipëri. Saimir Tahiri, ministër i brendshëm nga viti 2013 deri në 2017, dha dorëheqjen për shkak të lidhjeve të tij me trafikun e drogës. Parlamenti i kontrolluar nga socialistët u përpoq të bllokonte arrestimin e Tahirit për trafik droge, por ai u dënua për shpërdorim detyre. Pasardhësi i Tahirit, Fatmir Xhafaj, gjithashtu dha dorëheqjen për shkak të akuzave për përfshirje në trafikun e drogës, pasi vëllai i tij u dënua nga një gjykatë italiane për këtë aktivitet. Dhe Olsi Rama, vëllai më i vogël i kryeministrit, i cili ka punuar për OSF nga viti 1993 deri në 1997, u hetua nga forcat e rendit për lidhjet e tij të ngushta me trafikun e paligjshëm të drogës. Rama pranoi se kishte udhëtuar me makinë me një trafikant të dënuar për shpërndarje kokaine, por SPAK njoftoi në fund të vitit 2024 se hetimet nuk kishin gjetur prova që vërtetonin kriminalitetin e Ramës.

Tom Rogan (Shkrimtar për politikën e jashtme dhe redaktor në Ëashington Examiner): Praktikisht, Edi Rama ka udhëhequr grupe të krimit të organizuar shqiptar, të cilat po përhapen në të gjithë Europën, duke kontrolluar tregtinë jashtëzakonisht fitimprurëse të drogës dhe dhunën që shoqëron këtë aktivitet.

John Schindler (Ish-analist i NSA-së dhe oficer i kundërzbulimit): Disa nga këto lidhen me lidhjen Blinken-Soros. Kjo duhet të jetë një e vërtetë. Mendoj se pjesërisht kjo është një afinitet ideologjik, në kuptimin që ajo që Rama dhe socialistët e tij po bëjnë në Shqipëri, me shumë ndihmë nga Sorosi dhe OSF-ja, është në përputhje me agjendën e Partisë Demokratike të SHBA-së.

Dhe nëse do të spekuloja, do të thosha se Shqipëria është bërë një vend tejet i korruptuar, një narkoshtet, dhe atje derdhen shuma të mëdha parash të paligjshme. Burime të besueshme më thonë se shërbimet sekrete amerikane kanë qenë në dijeni për vite me radhë për përfshirjen personale të Ramës në aspekte të krimit shtetëror, për të mos e quajtur ndryshe. Kjo është raportuar, dhe lidhjet midis liderëve të trafikantëve të drogës së Ekuadorit dhe qeverisë socialiste në Tiranë janë dokumentuar. Shërbimet sekrete amerikane e dinë mirë këtë. Dhe administrata Biden ka treguar qartë se kjo nuk përbën problem për ta.

Tom Rogan (Shkrimtar për politikën e jashtme dhe redaktor në Washington Examiner): Ka raportime për zyrtarë të lidhur me Ramën, zyrtarë shumë të lartë, që kanë takuar anëtarë të kartelit Sinaloa, një organizatë jashtëzakonisht e dhunshme dhe e fuqishme e trafikut të drogës në Meksikë.

Praktikisht, kemi një njeri që administrata Biden e përshkruan si një lider të madh kur në të vërtetë është një bos droge.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news