Na thërret vetëdija për t’i shërbyer atdheut” – Krijohet “Koalicioni i fitores së PD-së 2025” në Michigan

Një grup anëtarësh dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Shqipërisë, konservatorë,  intelektualë, specialistë dhe aktivistë të djathtë të komunitetit shqiptar në Michigan, kanë krijuar ‘Koalicionin e fitores së Partisë Demokratike 2025’.

Nëpërmjet një njoftimi publik, ‘Koalicioni i fitores së Partisë Demokratike 2025’ në Michigan, njofton se të thirrur nga vetëdija jonë kombëtare dhe obligimi për t’i shërbyer atdheut tonë në nevojë me ndershmërinë, vullnetin, pasionin dhe idealizmin tonë të mbruajtur tashmë me vlerat e lirisë dhe demokracisë Amerikane, u mblodhëm sot me 1 shkurt 2025, për të krijuar një grupim politik të përkohshëm që do të menaxhojë fushatën elektorale të Partisë Demokratike dhe forcave aleate në Michigan dhe rajon.NJOFTIM PUBLIK

1 Shkurt 2025

“KOALICIONI I FITORES TË PARTISË DEMOKRATIKE 2025 ”Të nderuar bashkë-kombas shqiptarë në Michigan, në Diasporë dhe në Shqipëri.

Ne, një grup anëtarësh dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Shqipërisë, konservatorë,  intelektualë, specialistë dhe aktivistë të djathtë të komunitetit shqiptar në Michigan, të thirrur nga vetëdija jonë kombëtare dhe obligimi ynë për t’i shërbyer atdheut tonë në nevojë me ndershmërinë, vullnetin, pasionin dhe idealizmin tonë të mbruajtur tashmë me vlerat e lirisë dhe demokracisë Amerikane, u mblodhëm sot me 1 Shkurt 2025 dhe vendosëm krijimin e një bashkimi vullnetar nën emrin:Koalicioni i Fitores të Partisë Demokratike 2025”.Ky Koalicion është një grupim politik i përkohshëm që do të menaxhojë fushatën elektorale të Partisë Demokratike dhe forcave aleate në Michigan dhe rajon.

Qëllimi i këtij organizmi shoqëror është të menaxhojë, organizojë dhe kanalizojë të gjitha energjitë dhe potencialet, njerëzore, intelektuale, financiare dhe mediatike në Diasporë, në funksion të fitores të Partisë Demokratikë të Shqipërisë dhe të rotacionit politik.

Mendimi ynë i përbashkët është se, Shqipëria po shkon në drejtim të kundërt me vlerat demokratike Euro-përendimore dhe amerikane. Shpopullimi biblik i Shqipërisë, rënia drastike e nivelit të jetësës, rritja e frikshme e korrupsionit qeveritar dhe të administratës, manipulimi konstant i proceseve dhe rezultateve zgjedhore, rritja e kriminalitetit dhe pasigurisë së qytetarëve, kanabizimi dhe puna fiktive, denigrimi i sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë në shërbim të partisë-shtet, janë këto pasojat e një pushteti të dështuar dhe të stërgjatur të Partisë Socialiste dhe kryeministrit Rama.

Ne mendojmë se shqiptarët meritojnë më shumë paqe, drejtësi, liri dhe demokraci, çmimin e të cilave ata e kanë paguar me gjak

Nëpërmjet kësaj levizjeje vullnetare, ne synojmë që të ngjallim ndjenjat dhe reagimin qytetar nëpërmjet një fushate masive dhe të qytetëruar në përngjasim me fushatën e Partisë Republikane Amerikane, duke përfshirë asistencë në person në regjistrimin e votuesve, konsulencë virtuale për këdo pa dallim partiak në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm dhe procesin e regjistrimit online, takime elektorale, identifikimin dhe orientimin e votuesve të pavendosur etj.

Ne synojmë ndalimin me çdo çmim të një mandati të katërt diktatorial socialist. Ne mendojmë se, rotacioni politik periodik është i domosdoshëm sipas modelit amerikan me jo më shumë se dy mandate qeverisje radhazi, i cili aplikohet që nga viti 1951, si rruga më e mirë për një demokraci funksionale dhe qarkullim të elitave.

Share it :