Pavarësisht se kanë paguar taksën sipas ligjit dhe tezgat e bashkisë, qytetarët e Kombinatit po përballen me një situatë të paprecedentë, ku policia bashkiake ka mësyer mëngjesin e sotëm me dhunë për të larguar tregtarët.
Klevis Balliu, shefi i organizimit të Partisë Demokratike në Tiranë, në një intervistë për ‘Syri TV’ direkt e nga ‘Kombinati’ u shpreh se në prag të zgjedhjeve vjen bashkia për të ju bërë qoka dhe ndere militantëve të vet, kërkon që të largojë ata që kanë 30 vite që paguajnë taksa të bashkia e Tiranës.Kjo vjen nga një bashki e cila shet drogë dhe sot jemi në kushtet ku jo vetëm qytetarët paguajnë taksa, pagujnë paratë e xhepit të tyre, të bukës së gojës të fëmijëve të tyre, i çojnë të bashkia e Tiranës e këta vijnë për t’i hequr nga një biznes i ligjshëm”- u shpreh Balliu.Në prag të zgjedhjeve vjen bashkia për të ju bërë qoka dhe ndere militantëve të vet, kërkon që të largojë ata që kanë 30 vite që paguajnë taksa të bashkia e Tiranës dhe vijnë me justifikime se këtu nuk po shiten fruta por po shiten perime, nuk po shiten pras, por po shiten mollë.
Kjo vjen nga një bashki e cila shet drogë dhe sot jemi në kushtet ku jo vetëm qytetarët paguajnë taksa, pagujnë paratë e xhepit të tyre të bukës së gojës të fëmijëve të tyre, i çojnë të bashkia e Tiranës e këta vijnë për t’i hequr nga një biznes i ligjshëm.
Shiko se sa policë kanë ardhur për të hequr dy qese pras, ndërkohë që kur shesin tonelatat e drogës, këta i marrin e i fusin në parlament e i bëjnë drejtora.
Kjo vjen nga një bashki që 70% të drejtorëve të tij i ka në burg dhe unë nuk e di se cili drejtor e ka ëdhënë këtë urdher se drejtorat e bashkisë janë në burg.
Nga burgu i japin urdhërat këta për t’i ngritur qytetarët që këtu?
PD denoncon këtë akt dhe do marim përsipër mbështetjen e këtyre qytetarëve dhe cilido polic apo punonjës i bashkisë i bëj thirrje të kujtojnë se ku i ka drejtorët e vet dhe i garantoj se duke larguarqytetarët, duke shkelur ligjin, do të keni fatin e drejtorëve të 5D te 313, mos i prekni bizneset e qytetarëve dhe lërini urdhërat e jashtëligjshëm’.




