Edhe bankat “braktisin” bujqësinë, kredia për fermerët u rrit me vetëm 200 milionë lekë në 2024

Bankat u dhanë bujqve shqiptarë 2.4 lekë kredi deri në tetor. Në raport me një vit më parë, kredia për sektorin më të madh të ekonomisë u rrit me vet vetëm 200 milionë lekë apo 9 për qind.

Megjithatë, pavarësisht rritjes së mbështetjes, në raport me totalin e huave të dhëna, bujqësia zuri vetëm 0.78 për qind.

“Faktori kryesor është mungesa e certifikimit të tokës, parcelizimi, informaliteti i lartë, mungesa e siguracionit, si edhe kosto e lartë e prodhimeve në mënyrë që planet e biznesit të dalin sipas kërkesave që kanë institucionet financiare”, tha për A2 CNN Agim Rrapaj, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar

Edhe bankat “braktisin” bujqësinë, kredia për

Hapja e sektorit bankar ndaj bujqësisë konsiderohet e rëndësishme nga përfaqësues të këtij sektor, veçanërisht pas pezullimit të fondeve IPARD nga Bashkimi Europian dhe ulja e buxhetit në dispozicion.

“Kjo nuk e mbush boshllëkun e krijuar, por e lehtëson shumë. Duhet të ketë një hapje ndaj fermerëve edhe nga institucionet financiare jo-banka, pra shoqëritë e kursim-kredisë”, u shpreh Rrapaj, për A2 CNN.”

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :