Gjyqtarja e seancës paraprake Flojera Davidhi, i kërkon SPAK të rikualifikojë akuzën për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ish-zëvendësin e tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.
Gjykata kërkoi të akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Kjo është një akuzë më e rëndë se sa ajo që kishte dërguar Prokuroria e Posaçme në seancën paraprake.SPAK kishte dërguar për gjykim dosjen e sterilizimit, duke e akuzuar Beqajn për shpërdorim detyre.
Ndërsa ndaj Rrjepajt dhe Rrapajt për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim.
Prokurorët e çështjes morën 30 minuta kohë për kërkesën e gjyqtares, nëse do të pranojnë t’ia ndryshojnë akuzën ish-ministrit.




