Gjokutaj shpjegon te gjitha paradokset prokurori- gjykate ne ceshtjen Berisha

Avokati i liderit demokrat Genc Gjokutaj deklaroi në një Konferencë shtypi gjatë ditës së sotme se Strasburgu u ka drejtuar disa pyetje autoriteteve shqiptare në lidhje me procesin ndaj Berishës. Ndërkohë ai tha se vendimet nuk janë zbardhur në kohë dhe se gjykata nuk ka qenë e paanshme në këtë çështje.

Genc Gjokutaj: Dy janë momentet të cilat unë dua të sqaroj. I pari që vijon me çështjen që ne e kemi në Strasburg. Kushdo mund të pyes pse kaq vonë në Strasburg. Pikërisht është moszbardhja e vendimeve në kohë, pra zvarritja e qëllimshme që i është bërë këtij procesi. Do tu them vetëm një shembull, Irena e famshme, gjyqtare e shkallës së parë ka arritur të studiojë dhe të bëjë një vendim për dy ditë, 200 faqe dhe vendimet  e tjera në vijim që ishin revokim masazh apo kërkesa për përjashtim merrte dy –tre muaj për të zbardhur një vendim. E kuptoni pra se për të caktuar një masë për zotin Berisha, shpejtësia ka qenë supersonike, ndërsa për të zbardhur vendimin që ne të ushtronim ankimin tonë në jë shkallë më të lartë me synimin Strasburgun, kjo gjyqtare i vononte. Por jo vetëm kjo por kemi edhe Apelin. Ajo gjyqtare mbaronte gjegji ne orën 10 dhe thoshte se shpallet vendimi ne 3 dhe e zbardhte pas 2-3 muajsh. Të gjithë këto e bëjnë të cenueshme këtë proces nga pikëpamja e konventës së të drejtave të njeriut pasi gjykata duhet te jetë e paanshme. Afati i mjaftueshëm në rastin e zotit Berisha dhe zotit Malltezi nuk figuron as si siluetë, jo më ekzistent, fare dhe kjo është bërë me dashje sepse ata gjyqtarë nuk është se nuk i dinë këto akte. Në fakt ka qene ndikimi politik ajo qe ka determinuar të gjithë këtë çështje për të cilën bëmë këtë ekspoze.Tjetër pikë që unë dua të flas. Ne jemi në seancën e gjykimit paraprak. Dërgimi i çështjes në gjyq, pushimi i saj apo kthimi ne SPAK. Ne kemi kërkuar detyrimin që ka prokurori për të shpjeguar faktin penal. Është justifikim i pagës që ai merr. Ai ka detyrim të bëjë. Duhet një dëm një pasojë të cilën ata nuk e thonë dot. Sepse e tillë është çështja sepse çështja lidhet me një çështje private. Unë nuk e kuptoj ku është çështja e korrupsionit. Provat ishin rifuxho. Ne i thamë se për secilin duhet të na thuhet fakti penal dhe provat me te cilën mbështete cilindo episod përballe personit të akuzuar, Kjo është alfa. Ndryshe kjo nuk është çështje. Ata janë në hall dhe këtë hall nuk ua zgjidhim dot ne. Ky hall nesër do tu kthehet në penalitet. Ndërkohë që nga ana jonë janë plotësuar të gjithë veprimet ligjore

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :