Monika Kryemadhi ishte sot në Apelin e GJKKO në lidhje me sekuestron e dy vilave ku u shpreh se vendimi i Apelit u shty për nesër.
Në fjalën e saj për gazetarët, Kryemadhi u shpreh se prokuroria nuk kishte marrë ekspertë.
Ajo shtoi se ishte e sigurt që kjo çështje do të shkonte në Strasburg.
Ngrita një pyetje, prokurorët e SPAK kanë marrë kredi i japin me qera dhe marrin nga 3 shtëpi është e paligjshme?
Mamaja ime e ka blerë me kredi dhe jeton aty.
Prokuroria nuk ka marrë ekspertë financiarë, qëndruan në kuadrin e thashethemeve gazetareske”, tha ajo.




