Ku i ke kollosët atlantikë aman? Tallja epike e Rakipit me Bashën: Në Atlantik ka vetëm peshq, jo demokratë

Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka deklaruar se drejton partinë Demokratët Euro Atlantikë dhe se kjo parti ka në gjirin e vet “kolosë” të cilët do të garojnë në zgjedhje.

Biseda në studio

Rakipi: Për një kohë të gjatë ju bëtë një luftë për vulën në PD. Dje gjykata regjistroi përfundimisht Saliun si kryetar, pra pronarin, që ia këpute vulën ca kohë, e mori prapë. Ju e mbajtët vulën me procese gjyqësore kur qartazi anëtarësia nuk ju donte, por donte Berishën. Pse e patë të arsyeshme të mbanit vulën kur nuk kishit legjitimitet në PD?

Basha: Si në cdo realitet funksionojnë statute dhe ligjet. Dikush thotë je ti shumicë, dikush thotë je pakicë, dikush thotë duan Saliun, të tjerë thonë duan Lulin, por vendos ligji dhe statuti. E kemi çuar në rekurs në GJykatën e Lartë. Gjykata e Lartë ka thënë se apeli duhet ta shqyrtojë në themel çështjen. Gjykata e Apelit në thyerje të këtij vendimi nuk e ka hapur fare çështjen dhe ka thënë se pala e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj nuk legjitimohet. Kjo ka shkuar në Gjykatë të Lartë dhe presim drejtësi.

Rakipi: Akoma? Nuk e merr aty. Në këtë rast, Saliu i ka ata (anëtarësinë).

Basha: Ti operon me idenë që ndoshta të është ngulitur që në vitet 90’ kur ke qenë afër Marshallit, që PD është pronë private e Berishës.

Rakipi: Padyshim. Atëherë isha i ri dhe mendoja kështu. Tani mendoj më keq akoma, ai është pronari. Ti e pranove në njëfarë mënyrë.

Basha: Jo thashë të kundërtën, PD nuk është klubi Partizani që të privatizohet dhe të bëhet pronë, as e një njeriu dhe as e një familje.

Rakipi: Është më shumë se klubi, vetëm ti nuk e paske kuptuar…

Basha: Ky është mendimi juaj. Jo vetëm nuk jam dakord, por është premisa që PD nuk mund të jetë kurrë pronë private e një njeriu. Në çdo gjykatë do ta kërkojmë deri në Strasburg, derisa të kthejmë drejtësinë në këtë vend. Kjo nuk na pengon të vazhdojmë me ndërtimin e alternativës tonë politike që do ta kemi në zgjdhje.

Rakipi: Çfarë alternative, ti nuk ke emër tani.

Basha: E kemi Demokratët Euroatlantik. Do të përdorim hapësirën që na jep Kodi që lista e hapur dhe program ynë të jenë ofertë.

RAkipi: Kjo demokratët euroatlantikë, do ti kërkosh në oqean tani, ngaqë nuk ke kët?. Në Atlantik nuk ka njerëz o vlla, peshq ke… Ti thua jemi demokratët euroatlantikë, ai e ka rrëmbyer të gjithën pronën e vet…

Basha: Ai ka mbyllur në një grup të vogël njerëzish egoistë, që për fatet e tyre i kanë vënë shkelmin shpresave të demokratëve për ndryshim.

Rakipi: Edhe njerëzit që ke krijuar ti, i mori ai. E puthin në ballë atë.

Basha: Janë njerëz që e kanë parë PD-në si mënyrë përfitimi personal. Jam i lumtur që nuk janë më në krahun tim. Sot kam njerëz që janë kolosë. Ndoshta emrat e tyre nuk kanë arritur të shpalosen në media, por janë njerëz që kanë luftuar dhe kanë qëndruar

Rakipi: Ç’kolosë? Ku i ke kolosët o vlla se na çmendo ore, ku i ke kolosët?

Basha: Kolosë në qëndrim, kolosë në mendim, kolosë në angazhim, sepse në një kohë të vështirë kur njerëzve që u kishim vënë spaletat e rënda dhe shkuan të lëpijnë atë që kishin pështyrë, këta njerëz të tjerë, që ti ndoshta i njeh një pjesë prej tyre…

Rakipi: Ku janë ore nxirri! Ti thërrasim këtu edhe ti intervistojmë.

Basha: Një pjesë edhe i ke patur, deputetë, anëtarë kryesie.

Rakipi: Pampurin njoh unë vetëm. Kush është tjetër? Të ikën edhe ata G-12? Ky që kishe më të afërtin, Alibeu, iku krijoi 1912-tën.

Basha: Shumë mirë, ashtu e ka menduar edhe ai si ty, që PD është pronë e Berishës dhe duhet parti tjetër. Ndërsa unë dhe qindra mijëra të tjerë, mendojmë se PD nuk mund të jetë pronë private e askujt dhe do të luftojmë deri në fund në gjykatë ndërkohë do të bëjmë betejën para shqiptarëve…

Rakipi: Ti qofsh por unë nuk e kuptoj këtë gjë. Ai tani pronari, i mori të gjithë, edhe ata që kishe ti, madje dhe ata që krijove ti. Ti më thua mua ka kolosë, jo po ka lindur Sami Frashëri dhe Petro Nini Luarasi që të vijnë te ty. Ku i ke mo?

Basha: Re me këmbët e tua brenda. Ti pranon se një numër individësh në disa raste, sic e the vetë, të nxjerrë nga anonimati nga unë, të veshur me besim nga vota e demokratëve dhe pastaj që janë zhytur në xhepin e interesave të tyre të vogla, që kanë filluar të lëpijnë me shumë pasion atë që kanë pështyrë për tre vite dhe që rrethojnë sot një drejtues politik non-grata nga SHBA dhe MB, i pandehur për korrupsion, përbëka alternativë, ndërsa një grup që pikërisht këtë refuzon, premisën e një partie pronë private, një grup që ka qëndruar para një lumi vreri, shpifjesh, sulmet nga më të egrat, jo vetëm verbale, se janë në pazar me njëri tjetrin, pse qëndrojnë? Sepse besojnë te diçka më e madhe, ia vlen ta bësh këtë luftë. Pra i merr shqiptarët në këtë supozim si peshq. Unë nuk i shoh si peshq.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Çështja ‘Partizani’, avokati Cakrani: Balla një kallëzues i rremë, gjyqi më qesharak në histori Avokati Kujtim Cakrani i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e ka cilësuar procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, si “më qesharakun që mund të ketë ndodhur ndonjëherë” dhe ka lëshuar sulme direkte ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe SPAK-ut. Në qendër të argumentit të avokatit ishte absurditeti, sipas tij, i padisë. “Të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. T’i thuash pronarit pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar,” deklaroi ai, duke e quajtur situatën një farsë. Ai argumentoi se pronari legjitim ka zhvilluar tokën e tij dhe nuk ia ka vjedhur atë askujt, as shtetit e as ndonjë pronari tjetër. Sipas tij, kjo logjikë ndjekjeje penale vjen nga një mentalitet që nuk e kupton konceptin e pronës private, duke e sulmuar ashpër Taulant Ballën. “Një plebe, një skllav i lindur, nuk e kupton dot pronarin privat. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar,” u shpreh avokati. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, avokati e akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën si një “kallëzues i rremë”, duke pretenduar se denoncimi nuk është bërë realisht prej tij, por nga qarqe të tjera që e përdorin atë. “Taulanti është kallëzues i rremë. Balla nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej në gjykatë pyetjeve që lidheshin me vetë kallëzimin që kishte firmosur. E gjithë kjo, sipas tij, është një manovër politike që ka si qëllim të vetëm përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështje, duke shfrytëzuar një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së tij, i cili, sipas avokatit, u ka kthyer pronat mijëra pronarëve legjitimë. Flavio Qarri: Komentet e Taulant Ballës, pyetjet që ju bën, i kemi lexuar të gjithë besoj. Të fillojmë nga Cakrani meqë e ka ekspertizë këtë pjesë… Kujtim Cakrani: Flavio, shiko, ai është gjyqi më qesharak që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jo në Shqipëri, por edhe në Evropë. Tani, të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. Pra, t’i thuash pronarit, pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar. Supozojmë, ai e ka marrë tokën e tij. E ka marrë dhe e ka zhvilluar tokën. Kë tokë ka marrë ai? Ja ka vjedhur dikujt tokën, i ka vjedhur shtetit tokën? I ka vjedhur ndonjë pronari tjetër tokën? Ore, e kupton sa qesharake është? Ai atje ka investuar. Ti çfarë i thua, pse ke investuar në tokën tënde Ore, e kupton çfarë nivelesh ka arritur apo jo? Po një, plebe, një skllav i lindur nga malet e Librazhdit, si Taulant Balla nuk e kupton dot pronarin privat Flavio. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar. As ajo, mbesa e Beqirit. Nuk e kupton dot çfarë do të thotë pronar. Se kur vjen nga skllavëria, nga plebeu, nuk e kupton dot dhe Taulant Balla, është tipiku i plebeut skllav. Nuk e kupton dot. Flavio Qarri: Po si e komentoni atëherë sjelljen arrogante jashtë dhe atë sjelljen e çuditshme brenda? Kujtim Cakrani: Ore, ma ke marrë tokën 75 vite, ma more tokën 80 vite, më paguaj qiranë o vëlla ti. Më ke rrëmbyer tokën në 45-ën, më ke nxjerrë jashtë, më ke shkatërruar familjen, më ke shkatërruar çdo gjë të shenjtë dhe të shtrenjtë të jetës time. Më ke marrë tokën, unë po marr tokën time. Ku është këtu problemi që kjo çështje duhet të kalojë, në ndjekje penale. Ku është mo vëlla? Nga ai ligji i Sali Berishës kam fituar edhe unë. I bie që unë kam korruptuar Sali Berishën? Unë kam korruptuar Këshillin e Ministrave? Unë e kam përfituar, familja ime dhe shyqyr që u bë ai ligj. Shyqyr që përfitojnë pronarët, kanë përfituar mijëra, mijëra pronarë. Nga ai ligj. Ja, unë ky që po flet këtu, i bie që unë duhet të hetoj SPAK-un se unë kam korruptuar Sali Berishën… Flavio Qarri: E kuptoj, ishte pyetje juridike avokat për komentet e Taulant Ballës. Si i vlerësoni ato? Flas për përgjigjet që i dha brenda. Kujtim Cakrani: Taulanti është kallëzues i rremë vëlla. Taulanti nuk ia ka bërë kallëzimin Taulantit. Duhet të kuptoni diçka. As për zotin Meta nuk e ka bërë kallëzimin ata. Kallëzimet janë bërë diku tjetër, e kupton? Taulanti është kallëzues i rremë. Taulanti nuk u përgjigj dot asnjë pyetje, nga ato që ai kishte shkruajtur vetë në kallëzimin penal. Dhe unë të isha si Malltezi sot do merrja të zbardhur transkriptin e e gjykatës së sotme do t’i bëja kallëzim penal atij individi, atij palaço. E kuptoni apo jo? Sepse këta krijojnë urrejtje, alimentojnë urrejtje sot akoma ndaj pronarëve legjitimë. E kupton apo jo? Kjo është e pafalshme, është e papranueshme. Taulant Balla dje nuk ka thënë asgjë nga ato që kishte në kallëzim. Madje mori kallëzimin do lexonte kallëzimin se s’dinte çfarë kishte shkruajtur. Sepse ai, ai nuk e ka bërë vetë dhe ai nuk ka ditur çfarë ka bërë. Ajo ka qenë, ajo çështje kur është kallëzuar, është kallëzuar për shpërdorim detyre. Dhe ajo është kallëzuar për Jamarbër Malltezin, jo për Sali Berishën. Po mua, si ka mundësi që ti, prokuroria e posaçme hetoi Jamarbër Malltezin pa emër deri, dy javë para se të nxirrte, të kërkonte masën e arrestit. Dhe ndërkohë pse duhet ta hetonte ajo dhe jo prokuroria e Tiranës? Që këtu ka lindur gjithë, kleçka juridike. Nëse dikush, nëse unë çoj një kallëzim penal për një individ që nuk ka lidhje fare me, pushtetin e kështu me radhë, në kuptimin që nuk e lidh gjë. S’ka pasur funksione publike e kështu me radhë, përse duhet ta hetojë SPAK-u? Po ajo kishte një qëllim prapavijë, sepse duhej patjetër të involvohej, të përfshihej zoti Berisha. Kjo është e vërteta. Është te zoti Meta që i kanë hetuar vjehrrën e zotit Meta, si ka marrë tokën në 91-shin, kanë thirrur dhe komisionin e tokës të 91-shit, si ka marrë tokën zonja, ajo ish-vjehrra e zotit Meta, e kupton çfarë bëjnë këta more o ti? E kupton çfarë kapërcimesh juridike bëjnë këta apo jo? Kjo është e tmerrshme me këta sepse, sepse këta nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre o Flavio. Ky është, problemi i kësaj. Nuk mbahet përgjegjësi për veprimet e tyre kur ju prishet nesër në gjykatën e Strasburgut. Po sa vendime kemi ne që na ka prishur gjykata e Strasburgut…