Aferë gjigande 1.3 miliardë euro”, Shehaj: Kam 6 muaj që kërkoj interpelancën me ministren Balluku

Deputeti Agron Shehaj i është drejtuar sot në Kuvend kryeparlamentares Elisa Spiropali duke kërkuar se kur do të zhvillohet interpelanca e kërkuar nga ana e tij me ministren Belinda Balluku.

Shehaj u shpreh i indinjuar se ka 6 muaj që kërkon interpelancë me Ballukun për një aferë gjigande me vlerë 1.3 miliardë euro.

“Nuk ka nevojë të ngre zërin nëse respektoni rregulloren. Zonja kryetare, kam 6 muaj që kam kërkuar interpelancë me ministren Balluku për aferën gjigande 1.3 miliardë euro.Keni 6 muaj që e shtyni. Si mund të ndodhë diçka e till? Pse i fshiheni interpelancave, a mund ta di kur keni ndërmend ta lejoni të ndodhë, apo prisni të mbyllet fare Parlamenti”, u shpreh Shehaj.Pas indinjatës së Shehajt, Spiropali u përgjigj se interpelanca e kërkuar nga Shehaj është vendosur në kalendar dhe do të zhvillohet.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :