Pensionistët sërish në protestë para Kryeministrisë

Pensionistët kanë protestuar sërish ditën e sotme për rreth një orë e 30 minuta para Kryeministrisë, të cilët kërkojnë rritje pensionesh.

Një pensionist u shpreh se merr shumë pak para dhe se nuk i mjaftojnë për asgjë. Për bonusin, tha se është një ‘mashtrim i madh’.

Mua më ka dalë pensioni 171 mije lekë të vjetra. Janë të pamjaftueshme për çmimet që kanë shkuar në stratosferë. Por kryeministri e ka llogaritur për shportë, si ato shportat e derrave. Ne nuk jemi derra. Na thotë po s’u derdhën kontributet, nuk merrni lekë. Vetë e ka rrogën 3 milionë lekë. Vetë i pari vjedh kontributin me ligj.

Bonusi është një mashtrim i madh, turp e djallëzi e këtij kryeministri. Bonusi përbëhet nga ai 36 milionë nga buxheti i vitit të kaluar dhe pjesë tjetër nga indeksimi. Gënjen delet e partisë, jo të tjerët”, tha një pensionist për News24.

Ndërsa një tjetër i moshuar akuzon Parlamentin ka bërë ligje për të vjedhur qytetarët.

“Nuk marrin pensione sipas punës dhe ligjit, por me sistem. Këtu nuk ka drejtësi e as shtet ligjor. Marr 92 mijë lekë pension. Ky shtet ka bërë ligjin për të vjedhur popullin e thjeshtë dhe e ka realizuar me sukses sepse janë bërë dy nene kundër nenit 79, që është detyrimi ligjor për të paguar sigurimet. Ministria përgjegjëse ka shpërdoruar detyrën dhe ka bërë skema mashtruese duke u thënë qytetarëve do paguani ju, e bazuar në nenet 9 dhe 13. Në vend të ligjeve, është futur sistemi kompjuterik ‘Made in Edi Rama’ dhe i pinë gjakun këtij populli, i mohojnë punën. Nuk marrin pensione sipas punës dhe ligjit, por me sistem. Këtu nuk ka drejtësi e as shtet ligjor”.- tha ai.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :