Vota e diasporës/ Berisha garanton emigrantin: Do bëjmë gjithçka për ta mbrojtur!

Lideri demokrat Sali Berisha ka garantuar se vota e emigrantëve do të mbrohet dhe numërohet, pavarësisht tentativave të qeverisë për ta manipuluar atë dhe intimiduar.  I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Sdyri Tv, në një intervistë ekskluzive për  Flavio Qarrin, Berisha tha se vota e emigrantëve është një akt themelor për shtetin shqiptar, ndërsa shtoi se mazhoranca në pushtet po kalkulon të gjitha mundësitë për ta vjedhur atë.

Sipas Berishës, i përzgjedhuri nga Rama, Taulant Balla si i deleguari politik për diasporën, është një nga personazhet më të inkriminuar pas kryeministrit, i dëshmuar me fakte të pakundërshtueshme, në një sëri krimnesh që përbëjnë vepra të rënda penale.Kryedemokrati Berisha, theksoi se përpjekja e PD, është të garantojë integritetin e procesit të votimit, transparencën dhe pamundësinë e ndërhyrjes nga qeveria. Vota e emigrantëve është akt themelor për shtetin shqiptar, pasi u respektohet e drejta e votës të gjithë shqiptarëve kudo ku janë.

Ka 2 drejtime, së pari qeveria po bën gjithçka për manipulimin dhe vjedhjen e votës. Ka ngarkuar në këtë procves eksponentin më të inkriminuar në politikë pas Ramës, Taulant Ballën, i cili del i implikuar, jo me hamdendje por me fakte të pakundërshtueshme, në një sëri krimnesh që përbëjnë vepër të rëndë penale. Lidhjet e tij me botën e krimit janë më të forta, ndaj u ngarkua vetëm që ta bazojë të bandat dhe grupet kriminale që financohen nga paratë e krimit.

Dhe së dytri kërcënoi dhe shqiptarët jashtë e brenda  për të votuar PS. Përpjekja jonë, është të garantojmë integritetin e procesit të votimit, transparencën dhe pamundësinë e ndërhyrjes nga qeveria. Po punojnë udhëzuesit, rregullat dhe një grup më i kualifikuar që kemi, po punon për rregulla sa më të qarta. Do bëjmë gjithçka që vota e emigrantëve të numërohet.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :