Lideri i opozitës Sali Berisha ka qene i ftuar këtë mëngjes në emision KAFE SHQETO në Syri tv. Ai ka komentuar edhe përpjekjet e Edi Ramës për të blerë votat.
Sali Berisha: Ai po bën gjithçka për të blerë votat. Ka premtuar faljen e gjobave antikushtetuese. Ato gjoba asnjë qytetar nuk duhet ti paguajë. Janë gjoba të vendosura nga ato KÇK, ndërtime pa leje që këta i bënë dhe terrorizuan fshatin.Por unë sqaroj çdo qytetar se ajo gjobë është antikushtetuese dhe ata që kanë paguar këtë gjobë do të marrin mbrapsht sasinë që kanë paguar. Edi Rama nuk po kthen mbrapsht sasinë që është paguar por po deklaron se do falë ato që s’janë paguar. Por ato që nuk janë pagura nuk janë gjobë, Çfarë mendojmë ne dhe për çfarë jemi deklaruar ne> ne do falim të gjitha gjobat e OSHEE, që nga vitit 2014 e deri ne vitin 2024, sepse konstatojmë shkallën me të lartë të abuzivitetit. Konstatojmë se OSHEE u përdor si dikur agjitacioni dhe propaganda për të bërë arrestime masive dhe për të terrorizuar popullatën. Kështu që gjobat e OSHEE dhe gjobat e furnizimit me ujë do te falen.




