Berisha: Njeriu i civilizuar është njeriu kritik!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ teksa u ndal tek bashkëpunëtorët e tij, u shpreh se gjatë karrierës së tij, ka pasur dy kërkesa për ata të cilët punojnë me të.

‘Kam pasur shumë bashkëpunëtorë gjatë gjithë kohës, dhe dy kërkesa kam pasur për to: Së pari, do më thoni mendimet siç i keni, së dyti ligjin dhe vetëm ligjin dhe kjo është shumë e thjeshtë. Njeriu modern është njeriu kritik’- u shpreh Berisha.

Sali Berisha:

Sali Berisha ndryshon me kohën, po nuk ndoqe kohën del jashtë saj!

Koha është e pamëshirshme, këtë gjë duhet ta ketë çdo njeri të qartë dhe kushti është të ndjekësh kohën, a ka mundësi madje ta paraprish kështu që unë përpiqem t’i qëndroj kohës.

Së pari, njeriu modern është njeriu kritik. Njeriu i civilizuar është njeriu kritik.

Së dyti, në Kodin më të lashtë tradicional të asaj zone ku unë kam lindur, lavdërimi nuk pranohej.

Kur erdha unë në shkollë në Tiranë një nga gjërat që mua më bënte përshtypje është se shokët e mi lavdëronin njerëzit e vet, dhe te ne nuk ndodhte.

Unë kam ardhur në shkollë në moshën 14-vjeçare në Tiranë dhe habitesha kur i dëgjoja.

Lavdërimi konsiderohej jo mençuri dhe po e përmbledh kështu me lehtësi.

Nuk dëgjoja kënd të thoshte: Unë jam krenar me babanë tim, me vëllain tim etj dhe kjo gjë nuk ka qenë tek ne.

Në këtë aspekti fëmijëria ndikon si rebeli që të shoqëron në të gjitha dekadat e mëparshme, përpiqesh ta largosh, por ajo qëndron më shumë se sa periudha të tjera të jetës.

Marrëdhënia me ata që unë punoj është e tillë, ju do më thoni atë që mendoni dhe jo atë që dua unë.

Nëse ti je bashkëpunëtori im, e ke shumë të qartë se unë kërkoj nga ju atë që ju mendoni, pavarësisht se  çfarë mendoj unë për to dhe më përket mua pastaj të bëj zgjedhje.

Është absolute kjo, dhe dy kërkesa kam për ata që punojnë me mua: Së pari, do më thoni mendimet siç i keni, së dyti ligjin dhe vetëm ligjin dhe kjo është shumë e thjeshtë.

Kam pasur shumë bashkëpunëtorë gjatë gjithë kohës, madje mundësisht ata mos të këshillohen me njëri-tjetrin në mënyrë që të mos ndikohen, por të vijnë secili me mendimet individuale.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :