U rikthye në Kuvend me frazën ‘Unë erdha, ju e dini vetë’, Berisha: Ata nuk meritojnë të jenë aty

Kryetari i i Patisë Demorkatike, Sali Berisha, i ftuar ditën e sotme në një intervistë ekskluzive në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se ata që ndodhen në parlament sot, kanë kanë kryer krime të rënda dhe ata e dinë vetë se ku e kanë vendin, sepse mandatet e tyre nuk janë për ato që kanë bërë ata.

‘Nuk mund të mendojë kurrë një qytetar se përfaqësuesi i tij ndan fondet e shtetit për një vit dhe u u lënë 20%  të popullatës 40 milion euro/ nga 8.2 miliardë, u le pensionistëve 780 mijë burrave dhe grave në një pension tmerrësisht të papërshtatshëm, të mjeruseshëm’ -u shpreh Berisha.

Sali Berisha:

Ata e dinë vetë! Ata kanë kryer krime të rënda dhe ata e dinë vetë se ku e kanë vendin, sepse mandatet e tyre nuk janë për ato që kanë bërë ata.

Nuk mund të mendojë kurrë një qytetar se përfaqësuesi i tij ndan fondet e shtetit për një vit dhe u lënë 20%  të popullatës 40 milion euro, nga 8.2 miliardë, u le pensionistëve 780 mijë burrave dhe grave në një pension tmerrësisht të papërshtatshëm.

Vetëm nga vjet, nga 2022-2023 inflacioni i produkteve bazë ushqimore është 14%, 3.3 herë më i madh se inflacioni i përgjithshëm.

Jo vetëm është goditur, por është përçmuar në mënyrën më ç’njerëzore.

Si mund të ndash ti 8. 2 miliardë euro dhe të lesh 16 milion euro gjoja për indeksim, kjo është një gjë i shkëputjes totale tënden si deputet nga ata që të kanë votuar.

Kosov tha: 20% do rrish pensionet, mori 100 milionë euro nga buxheti dhe i transferon në fondin e pensioneve, ishte 500 ml/ u bë 600 ml dhe çdo pensionist në Kosovë mori 20% më shumë.

Nëse merr jo nga 2013, po edhe nga 2022 faktikisht vetëm në 2022-2023 fshihet komplet 2/3 e indeksimit që ke bërë.

Kur ti arrin këtë, shndërrohesh në një automat se normal ata janë njerëz që e njohin se çfarë është buxheti po këtë gjë e bëjnë vetëm se kanë interesat  e tyre. të pasurohen vetë, atherë ata nuk e kanë vendin në parlament dhe e dinë se nuk e meritojnë’.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :