Për eksperten e ekonomisë, Brisida Shehaj, SPAK është duke mbrojtur Erion Velaijn.Gjatë bisedës në SYRI TV, prokuroria e posaçme nuk mund të sekuestrojë telefonin e Ajola Xoxës dhe vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj, dhe të lejë të lirë kryebashkiakun, i cili mund të shkatërrojë provat.Ti nuk mundesh të marrësh një vendim gjykate për të sekuestruar telefonin e Ajola Xoxës dhe Arbër Veliajt dhe të lesh të lirë ndërkohë, Erion Veliajn të jetë në krye të detyrës, me një funksion shumë të lartë, që mund të ndikojë jo vetëm në prishjen e provave për të gjitha dosjet që ai po heton, sepse ka një mori kallëzimesh ndaj tij dhe ta lesh atje, ku ka mundësi të falsifikojë dhe të rregullojë dokumente, siç po ndodh dhe në rastin e ‘5D’.



