Sot për Ditën e Rinisë, Forumi Rinor i Partisë Demokratike do të zhvillojë një marshim-protestë në Tiranë. Eshtë njoftuar se marshimi do të nisë në orën 11:00 nga Qytet Studenti deri te Kryeministria.
Partia Demokratike fton çdo të ri që t’iu bashkohet në marshim, duke theksuar se rinia shqiptare nuk ka luksin për ta kremtuar këtë ditë si një ditë feste, për sa kohë “Rilindja” i ka ekspozuar përballë eksodit drastik dhe kriminalizimit masiv.Marshimit do t’i bashkohet edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha
Në ora 11:00, në përkujtim të 8 Dhjetorit 1990, Ditën e Rinisë, FRPD marshon për të nderuar aktin heroik të studentëve që ndezën flakën e demokracisë në Shqipëri.
Marshimi do të nisë nga Qyteti i Studentit për të vijuar drejt Kryeministrisë.
Marshimit do t’i bashkohet edhe kryetari i Partisë Demokratike, Prof Dr. Sali Berisha.
Ftohet media të ndjekë aktivitetin me kamerat e tyre.




