E kemi veçuar nga të tjerët si shembulli më flagrant se si janë shpërdoruar 100 milionë eurot e Koncesionit të Sterilizimit. Jo vetëm Ministria e Shëndetësisë si Autoriteti Kontraktor, por edhe SPAK duket se i ka mbyllur të dy sytë përball këtij rasti. Bëhet fjalë për Artan Lleshin, një emër i panjohur për publikun deri dje, por që rezulton një nga emrat kyç të kësaj afere. Ai është një mjek në Kamëz, që fati e deshi të ishte shok klase me Ilir Rrapajn. Kjo CV do të mjaftonte që ai të përfitonte të paktën 4. 3 milionë euro nga ky koncesion, ose të ishte një prestanome, që 4. 3 milionë euro të shkonin një një destinacion të pazbuluar ende nga SPAK.
Artan Lleshi, një shok klase në Fakultetin e Mjekësisë i Ilir Rrapajt dhe shok shkolle me ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepajt, rezulton se brenda një kohe të shkurtër të ketë arkëtuar 4. 3 milionë euro nga kompania koncesionare “Sani Service”. Lleshi paguhet bnga taksapaguesit shqiptar si mjek në Qendrën Shëndetësore Kamëz, detyrë të cilën të paktën në letra e bordero e ushtron në përditshmëri. Por paratë e marra si mjek, janë të pamjaftueshme për shokun e Ilir Rrapajt, që do të emërohej si Drejtor i Shërbimit Tregëtar në këtë koncesion dhe do të merrte një rrogë afro 5 mijë euro në muaj apo 600 mijë euro në total. Ndërsa do të përfitonte 600 mijë euro, deri në fund të koncesionit, për një detyrë që edhe vetë Artan Lleshi dyshohet se e ka të paqartë, i del koha që të bëhet edhe biznesmen menaxhimi mbetjesh. Në muajin shkurt të vitit 2020, mjeku ng Kamza, hap kompaninë “Gama Service”, e cila do të kishte një kapital vetëm 1 mijë lekë dhe si objekt tregtar ka: “…konsulencë dhe shërbime për strukturat spitalore si dhe furnizime pajisjesh dhe produktesh mjekësore. Transport mbetjesh të rrezikshme spitalore…etj. Kompania me një kapital minimal, çuditërisht regjistron fitime të menjëhershme. Dy muaj pas themelimit, Gama Service futet në marrëdhënie tregtare me koncesionin e sterilizimit. Është interesant fakti se shërbimi që ofron Artan Lleshi, duket se nuk ka shumë lidhje me profesionin e tij si mjek, pasi është kontratë për transportin seteve kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve të cilin Edi Rama dhe Ilir Beqja, e konsideronin si një arsye se përse duhej bërë koncesioni.Pra atë që nuk arrinte ta realizonte dot shteti, e realizonte me sukses dhe fitim tëimagjinueshëm një mjek i thjeshtë i Qendrës Shëndetësore Kamëz.Jo vetëm për 2 vitet e para, por suksesin komapnia në emër të mjekut Artan Lleshi do ta vijonte deri në fund. Për vitin 2020 faturon 33.800.000 dhe fitim 5.400.000 lekë ndërsa për vitin 2021 faturon 57.000.000 dhe fitim 7.500.000 lekë. Interesant është fakti se Artan Lleshi ka tërheur nga kjo kompani për vitet 20-21 rreth 100 mijë euro për nevoja të vetat dhe jo si divident
Për vitin 2022 Gama Service i faturon koncesionarit 83 milionë lekë nga të cilat 31 milion i deklaron si fitim. Në vitin 2023 faturon 90. 5 milionë euro nga të cilat 33 milionë janë fitime. Po këtë vit, Artan Lleshi tërheq si dividend 270 mijë euro, apo 10 % të totalit, që kjo kompani i ka faturuar kompanisë koncesionare. Në 4 vite aktivitet Gama Service, e regjistruar në emër të Artan Lleshit i ka faturuar 2. 7 milionë euro Sani Service dhe kompanive të lidhura.
Pas motrës, Mirela Driç, Artan Lleshi përfshinë në skemë edhe të bijën, Bora Lleshi. Sapo kishte mbushur 18 vjeçe, Bora Lleshi do të regjistronte pranë QKB-së kompaninë e saj, që njësoj si halla do ofronte shërbime pastrami. Për vitet 2021-2022-2023, 18 vjeçarja ka përfituar 320 mijë euro pagesa nga kompania Saniservice. Dhe pse e suksesshme me norma fitim mbi 50% kjo kompani është pezulluar në Mars të vitin 2024. Vetëm pak muaj para pezullimit të kësaj kompanie, Bora Lleshi regjistron një tjetër kompani, ESBO shpk. E cila sapo bëhet aktive nënshkruan kontratë fikse nga Saniservice, në shumë 14 mijë euro në muaj. Pra edhe në këtë rast duket qartë se paratë merreshin nga buxheti i shtetit përmes kompanisë “Sani Service” dhe më pas, nëpërmjet nënkontraktimeve shpërndaheshin tek kompani të tjera të hapura rishtazi nga shokë e miq e familjarë të Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrjepaj, duke u maskuar me fatura shërbimesh fiktive. Shihet qartë, si në rastin e inceneratorëve ashtu edhe në rastin e sterilizimit, paratë publike i kalonin kopmanive koncesionare, të cilat për të justifikuar vlerën dhe shopenzimet krijojnë një rrjet të tërë kompanishë fiktive, kurse qytyetarëve shqioptarë u mbetet vetëm parrulla “Shëndetësia Falas”. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe pse ka konstatuar një pjesë të mirë të këtyre kompanive fiktive, dhe pse ka konstatuar që vetëm në 14 transaksione janë vjedhur 6. 8 milionë euro, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për këtë koncesionar dhe aksionerët e saj. Është mjaftuar duke vënë sekuestron vetëm ndaj Global Sher. Dhejtra miliona euro të tjera kanë avulluar dhe vijojnë të avullojnë me lejen e plotë të SPAK.
Nga sa ndoqëm më sipër, del qartë skema e përdorur për vjedhjen e 100 milionë eurove. Në çdo lëvizje është lënë gjurmë dhe këto miliona e kanë një destinacion final. Por për SPAK teza “Follou the Money”, po bëhet gjithnjë e më pak e zbatueshme.
Në rastin e Inceneratorëve, prokurorët e SPAK vepruan me sekuestrim vetëm pasi kontratat kishin përfunduar apo ishin drejt fundit, le të shpresojmë që edhe për Sterilizimin të mos zgjohen kur të jetë zhvatur edhe qindarka e vundit. Emosioni Plug
Syri tv




