Gjata: 333 ditë antikushteueshmëri ndaj Berishes

Anëtari i Kryesisë së PD, Çlirim Gjata ka folur në News 24 për lirimin e kreut të PD, Sali Berisha nga arresti shtëpiak, një vendim i marrë këtë të mërkurë nga GJKKO.

Sipas Gjatës, 333 ditët që Berisha ishte në izolim në shtëpi, ishin ditë anti-kushtetueshmërie në shkelje me konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Më tej ai tha se në pikëpamjen e tij juridike masa e parë e vendosur ndaj Berishës për “detyrim paraqitje” ka rënë, që nga momenti që ndaj tij u vendos masa e dytë ajo e arrestit shtëpiak.

Gjata tha se, Berisha tani më është në hetim, pa asnjë masë ndaj tij.

“U fitua liria e një individi. Janë 333 ditë antikushteueshmëri dhe shkelje ligjore kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare e të drejtave të njeriut. Të gjitha këto pjesë e planit për të eliminuar opozitën në Shqipëri. Gjithë qëllimi politik ky ka qenë. Gjykatat u përdorën të gjitha si zyra politike.

Së pari si jurist unë them: Një vit u mbajt kot për çfarë se do prishte provat? Edhe kur u bllokua pasaporta me këtë synim u vendos. Ata justifikohen se meqenëse nuk zbatoi masën e parë ne vendosim masën e dytë. Nuk kishte më as edhe një lloj mundësie që gjykata ta mbante. Pozicioni i gjyqtarit është delikat.

Momenti kur u vendos arresti shtëpiak, ka rënë masa e detyrim paraqitje. Tani Sali Berisha është pa masë në këtë hetim. Nuk ka më as dyshim të arsyeshëm. Pra duhet të pushojë çështjen. Masa detyrim paraqitje ka rënë. Duhet të bjerë akuza sepse nuk ke më arsyetim…në këtë moment pse e vendosi gjykata. Kemi një vit e ca që themi nuk ka prova ajo çështja”, tha Gjata.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.