Bylykbashi përplaset me efektivin civil

Protesta e opozitës nisi me tensione dhe përplasje verbale dhe fizike, teksa deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, pati një debat me një efektiv civil.

Deputeti demokrat kërkoi që të mos shoqërohen protestuesit, ndërsa efektivi civil i kërkoi që të mos preken punonjësit e policisë.

Debati:

Bylykbashi: Mos guxoni të shoqëroni protestuesit

Polici civil: Mos prek punonjësin e policisë

Bylykbashi: Ose do merremi ne pastaj

Polici civil: Merru sa të duash

Bylykbashi: Kur të merrem unë nuk ju ikën shejtani, kaq po të them

Share it :