“Mosbindja civile”/ Opozita proteste kunder qeverise

Mbështetësit e opozitës do të zhvillojë pasditen e sotme aktin e radhës së të ashtuquajturës “mosbindje civile” në rrugët e kryeqytetit.

“Nën moton “O sot, o kurrë”, opozita do të bllokojë për të paktën 3 orë, 5 nga kryqëzimet kryesore të Tiranës për të kërkuar edhe njëherë lirimin e liderëve nën masë arresti dhe qeveri teknike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Protesta do të nisë në orën 17:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00, teksa njësoj si herën e fundit, kur u bllokuan disa nga akset kryesore të vendit, nuk do të ketë fjalime apo podium nga drejtuesit e opozitës.

Organizatorët do të jenë të shpërndarë me mbështetësit e tyre në disa arterie dhe pika kyçe, përfshi Bashkinë e Tiranës, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Uillson” dhe “Pallati me Shigjeta”.

Opozita prej disa muajsh ka ndërmarrë protesta në rrugë dhe Kuvend kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Një ndër kërkesat kryesore të saj është krijimi i një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen pranverën e ardhshme

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.