Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia, ka reaguar ndaj thirrjeve për protesta para Apelit në GJKKO-së gjatë seancës ndaj tij që zhvillohet ditën e nesërme (18 Nëntor) duke u shprehur se nuk janë të autorizuara nga ai, ndërsa bëri thirrje për distancim.
Ilir Meta thekson se veprime të tilla janë të padobishme dhe të dëmshme, duke theksuar se betejën e tij ligjore e ka të bazuar në “parashtrimin e gjithë të vërtetave përpara gjykatës duke denoncuar inekzistencën e provave ndaj meje në këtë proces kryekëput politik”.
Në këto kushte, çdo grumbullim apo protestë para gjykatës në ditën e gjykimit i konsideroj si shpërqëndrim të opinionit publik ndaj thelbit të çështjes, ndaj ju bëj thirrje të distancoheni nga çdo iniciativë për grumbullime dhe protesta”, theksoi Presidenti i PL-së.
Ju bëj me dije se veprime të tilla janë të padobishme dhe të dëmshme.
Betejën time ligjore e kam bazuar në parashtrimin e gjithë të vërtetave përpara gjykatës duke denoncuar inekzistencën e provave ndaj meje në këtë proces kryekëput politik.
Në këto kushte, çdo grumbullim apo protestë para gjykatës në ditën e gjykimit i konsideroj si shpërqëndrim të opinionit publik ndaj thelbit të çështjes, ndaj ju bëj thirrje të distancoheni nga çdo iniciativë për grumbullime dhe protesta.
I Juaji, Ilir Meta.




