Skandali me mbetjet, Agron Shehaj: A ka bashkëpunuar qeveria me Kurumin për trafikun e mbetjeve toksike?

Agron Shehaj ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për skandalin me mbetjet e dyshuara si toksike të Kurum. Shehaj ngriti pikëpyetje, se a ka qenë qeveria bashkëpunëtore me këtë kompani në trafikun e mbetjeve të rrezikshme.

VOA kishte hedhur dyshime që sasia e trafikuar është shumë më e madhe se kapaciteti që ka Kurum për të prodhuar Ka dyshime se mund të ketë mbetje toksike të importuara në mënyrë të jashtë ligjshme.

Qeveria thotë se janë mbetjet të Kurum. Qeveria ka qenë e para që e ka thënë, janë të Kurum dhe përgjegjësia është e koncesionarit në atë kohë. Sapo dëgjoj versionin e qeverisë, unë nuk e besoj. Pse? Sepse qeveria është kapur duke trafikuar mbetje toksike dhe gjëja e parë duhet të gjejë përgjegjës.

Kjo nuk do të thotë se mund të mos jenë të Kurum. Por unë e dyshoj kur e dëgjoj versionin e qeverisë. Si të thuash vidhet një bandë dhe unë jam i shqetësuar kush e ka vjedhur ,por mos vallë drejtori i bankës është pjesë e vjedhjes? Nuk mund të merremi me Kurumin, sepse e ka bërë me gisht qeveria. Duhet të shikojmë faktet.

Faktet tregojnë se Prokuroria po heton dhe ka thirrur zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, nuk e di a ka thirrur dhe ministren. Është një trafikim nga një subjet privat dhe shteti është viktimë? Apo është përfshirë qeveria?

Share it :