Me të lexuar kryetarja e Kuvendit rendin e ditës të seancës së sotme plenare, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i kërkoi Elisa Spiropalit të japë urgjentisht dorëheqjen, pasi ka dënuar pa ligj deputetët e opozitës duke i përjashtuar ata nga Kuvendit.
Sipas tij, ajo dhe maxhoranca kanë penguar opozitën që të marrin pjesë në seancë plenare, pa ligj e rregullore.
Gazment Bardhi: Ju duhet të jepni dorëheqje, pasi keni penguar opozitën pa ligj e rregullore, që mos marrë pjesë në seancat plenare.Kjo në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me rregulloren, iu keni vënë deputetëve të opozitës forcat speciale të policisë. Ti zonjë je përfaqësuese e krimit të organizuar, duhet të japësh dorëheqje. Duhet t’ju vijë vetëm turp




