Mosbindje/ Sula: Qeveria ka lënë në mjerim qytetarët dhe pensionistët

Protesta e Partisë Demokratike, vijon intensivisht dukebllokuar gjashtë akse kryesore të rrugëve në të gjithë Shqipërinë.

Deputeti i PD Dashnor Sula, që ndodhet në Rrethrrotullimin e Rrogozhinës, tha se kjo qeveri ka lënë qytetarët e pensionistët në mjerim.

Sula tha se gjithashtu edhe vota e lirë është e domosdoshme për një demokraci funksionale.

Qeveria e Shqipërisë ka lënë në mjerim pensionistët. Qeveria e Kosovës vetëm ka rritur pensionet dhe rrogat, ndërsa në Shqipëri bëhet një indeksim qesharak. Çmimet janë katastrofike, kjo është e vërteta dhe qytetarët duhet të protestojnë. Ambulancat dhe zjarrfikëset do t’i lëmë të kalojnë, nuk diskutohet, pasi transportojnë të sëmurë.”, tha Sula.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :