Sejamini: Kam shpresuar që SPAK të luftojë korrupsionin, por jam zhgënjyer!

Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV,  u tregua shumë i ashpër me rezultatet e të ashtuquajturës reformë në drejtësi që u votua në vitin 2016. Ai dha disa shifra për të treguar se si reforma në drejtësi nuk jep drejtësi për qytetarët, ndërsa tha se është zhgënjyer nga SPAK-u. Sot në Shkallën e Parë janë 143 mijë çështje gjyqësore. Në Gjykatën e Lartë janë 26 mijë dosje që do të duhen më tepër se 7 vjet për t’i shqyrtuar. Në Gjykatën e Apelit kemi 41 mijë dosje dhe ato shtohen çdo ditë. Do të duhen 7-10 vjet për t’i hetuar. Janë shumica për pensionet. Pra rrezikojnë të vdesin pa e marrë te drejtën. Pjesa tjetër shumica janë për pronat që janë shumë të rëndësishme

Sot 49 për qind e gjykatave janë bosh, sepse janë pa gjyqtarë të kapur nga vettingu. Nga këta që janë, gjysma janë emëruar sa kanë dalë nga Magjistratura, pra janë pa përvojë. Kjo është reforma e vërtetë në drejtësi.

Në indeksin e korrupsionit sipas Transparency International vjet Shqipëria u rendit në vendin e 98, ndërsa në vitin 2016 ishim në vendin e 63, pra jemi më keq. Raportet thonë se gjyqësori është joproduktiv, joefikas dhe ndikohet nga politika.

Unë kisha besim se SPAK do të luftojë korrupsionin në administratën e lartë, por jam zhgënjyer. Nuk mendova se do të arrinte te Rama, por të paktën për nivelin e dytë.

Testi për mua është kryetari i bashkisë së Tiranës. Ai mund të jetë i pafajshëm, por ai duhet të hetohet për çështjen e kompanisë 5D dhe inceneratorit.Këtu është prova e vërtetë e SPAK, nëse ka kurajën. Nëse nuk ndodh nuk e shpëton as ambasadorja amerikane, as ambadori i BE-së”- tha Sejamini.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :