Emigrantët e parë, që do të burgosen në Shëngjin dhe në Gjadër zbarkuan nga anija italiane “Libra” mëngjesin e të mërkurës, për t’u trajtuar në dy kampet e ngritur posaçërisht për ta sipas marrëveshjes Rama-Meloni. Në qendrën e Shëngjinit do të kryhen procedurat e trajtimit të refugjatëve, ndërsa në burgun e Gjadrit ata do të presin në izolim përgjigjen e kërkesës për azil.
Shqipëria bëhet vendi i parë jashtë Bashkimit Europian që pranon të mbajë të refugjatë të burgosur, si një mesazh për dekurajimin e flukseve nga Afrika drejt Italisë.
Zbarkimi i parë ishte simbolik. 16 fatkeqët e parë të kapur nga anijet italiane në det ishin 10 egjiptianë dhe 6 bangladeshas të nisur drejt Italisë. Në javët dhe muajt në vazhdim ata do të izolohen brenda kampit të Gjadrit në pritje që të përgjigjes së kërkesës për azil.
Në fotot më poshtë shihet anija Libra që transportoi emigrantët e parë nga Lampeduza drejt Shëngjinit, momenti kur ata futen në qendrën e trajtimit dhe pamjet e kampit nga jashtë.


Sipas marrëveshjes Rama-Meloni deri në 36 mijë emigrantë mund të dërgohen për përpunim në territorin shqiptar çdo vit nga Italia, por në kamp nuk mund të qëndrojnë më shumë se 3 mijë vetë njëkohësisht.


Në qendra do të izolohen vetëm burra të moshës madhore, ndërsa personat e cenueshëm si gratë, fëmijët, të moshuarit dhe ata që janë të sëmurë ose viktima të torturës, do të strehohen në Itali.
Disa qindra policë italianë, juristë dhe gjykatës do të qëndrojnë në Gjadër dhe në Shëngjin për të kryer procedurat e trajtimit të refugjatëve. Deri tani investimi i qeverisë shqiptare është thuajse 850 milion euro, ndërsa shifra ka ndryshuar disa herë gjatë muajve të fundit.

Italianët kanë marrë përsipër të paguajnë edhe policët shqiptarë që do të sigurojnë zonën jashtë kampit, për të kryer kontrolle në mënyrë që asnjë refugjatë të mos ketë mundësi të arratiset.
Nw momentin kur mbwrritwn refugjatwt e parw, njw grup i pakwt tw rinjsh shqiptarw kanw protestuar kundwr mbwrritjes sw tyre. Nw njw nga pankartat, Rama dhe Meloni duken tw veshur si policw, ndwrsa poshtw nw njw mesazh shkruhej: Wndrra europiane mbaron kwtu. Foto mw poshtw:

Nw vendin tonw, burgosja e refugjatwve nga Afrika apo Azia pwr hir tw fqinjwve italianw wshtw pritur me indiferentizwm.
Kampet e refugjatëve japwin një mesazh të qartë se duke u nisur me varka drejt Italisë, azilkwrkuesit nga Afrika apo Azia mund të përfundojnë në Shqipëri, të izoluar në kampe-burgje, të rrethuar nga forcat e policisë dhe larg syrit të organizatave të të drejtave të njeriut.
E majta italiane dhe organizatat ndërkombëtare i kanë quajtur kampet e Shëngjinit dhe të Gjadrit si “Guantanamo” italianë, si referencë për burgjet që Shtetet e Bashkuara ngritën në Kuba për të izoluar pa proces gjyqësor të dyshuarit për terrorizëm.

Brukseli deri tani ka qenë i dyzuar për një marrëveshje të llojit Rama-Meloni. Dhurata që Rama i bëri ekskluzivisht Melonit ka zgjuar interesin e vendeve të tjera si Gjermania apo Britania e Madhe, që shohin se një lëvizje e ngjashme do t’i shërbente jo vetëm për të dekurajuar refugjatët, por edhe si shenjë e përpjekjeve reale të qeverive të tyre, që janë në presionin e forcave të djathta.
Megjithatë, Brukseli ka bërë një hap pas sipas një shkrimit të publikuar tek gazeta italiane La Repubblica sot. Sipas saj, presidentja e Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen është keqkuptuar kur ka folur për metoda të reja për të zgjidhur krizën e refugjatëve, sepse në realitet nuk e mbështet planin Rama-Meloni.
Në ditën e parë të mbërritjes së refugjatëve afrikanë në Shqipëri, mesazhi i Brukselit ka qenë se pakti mes Ramës dhe Melonit konsiderohet i paligjshëm në Bruksel dhe nuk shërben as si model për BE-në. Megjithatë për momentin Meloni po shihet me admirim në kancelaritë perëndimore. Edhe pse e paligjshme, të paktën ajo i gjeti një zgjidhje problemit të refugjatëve, që në krahasim me vitin e kaluar janë rreth 62% më pak në brigjet e Italisë./Lapsi.al




