Plagosja e dy qytetarëve në bulevardin “Gjergj Fishta” si pasojë e rënies së skelave në rrugë rrezikon të mbetet pa autor.
Firma “Arlis Ndërtim” që po ndërtonte pallatin shumëkatësh nuk kishte respektuar rregullat e punës.Prokuroria e Tiranës në një përgjigje zyrtare për “Ora News” tha se procedimi në fjalë është dërguar për pushim, çka do të thotë, sipas Akuzës, se nuk ka vepër penale.
Nga provat e mbledhura në vendin e ngjarjes u vlerësua se në pallatin “Arlis” nuk janë respektuar rregullat e sigurimit teknik në punë.
Për këtë arsye u arrestuan 3 persona Zef Kalaj, Elton Osmanllari dhe Erjon Kanto. Por pavarësisht këtij incidenti, vetëm pak ditë u bllokuan punimet dhe më pas firma filloi sërish punë.Hysen Lavdëri, 72 vjeç, si pasojë e goditjes nga skela qëndroi për disa në spitalin e “Traumës”, ndërsa Imelda Shkembi pas një mjekimi la spitalin.
Ora News




