Këlliçi sërish mes shqiptarëve të Amerikës: Një potencial i jashtëzakonshëm për vendin tonë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka vazhduar takimet e tij në SHBA me diasporën shqiptare.Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se ka takuar shqiptarët e Philadelphias, dhe sipas tij, ata janë një potencial i jashtëzakonshëm politik dhe ekonomik për Shqipërinë, shkruan Këlliçi në Facebook.

Sërish mes shqiptarëve të Amerikës, këtë radhë në Philadelphia, Pennsylvania.

Diaspora shqiptare në Amerikë është një potencial i jashtëzakonshëm politiko-ekonomik për vendin tonë.

Krenar që shqiptarët e Amerikës i’a kanë dalë të jenë të suksesshëm dhe kanë plotësuar ëndrrën amerikane.

Edhe më shumë krenar jam që zemra e tyre rreh fort shqip dhe vëmendja e interesi i tyre për Shqipërinë është i jashtëzakonshëm.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :