Meta reagon pas protestës: Ndryshimin e shumëpritur nuk e ndal dot askush!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale më shumë se 2 orë pas përfundimit të protestës së opozitës.

“Mirënjohje të përzemërt për dhjetëra mijëra qytetarë që folën qartë sonte me protestën dhe zemëratën e tyre kundër Narkoshtetit të Edi Ramës. Ndryshimin e shumëpritur nuk e ndal dot askush!”, shkroi Meta në Facebook.Meta dhe anëtarë të tjerë të forcës së tij politike u shfaqën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por nuk shoqëruan drejtuesit e Partisë Demokratike në marshimin e tyre drejt institucioneve të tjera përveç Kryeministrisë, si Parlamenti apo Bashkia Tiranë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :