Opozita shqiptare zhvillon protestë antiqeveritare për të kërkuar qeveri teknike përpara zgjedhjeve, shkruan ‘Washington Post’ ndërkohë që protesta po zhvillohet në Tiranë
Raportimi
Forcat opozitare në Shqipëri po zhvillojnë të hënën një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e vendit duke kërkuar që qeveria të zëvendësohet nga një kabinet kujdestar teknokratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.Opozita konservatore akuzon qeverinë e majtë për manipulim të votimeve të mëparshme dhe për uzurpim të pushteteve, përfshirë atë të gjyqësorit.Partia Demokratike e ish-kryeministrit Sali Berisha po zhvillon protesta në Kuvend javën e fundit pasi një koleg i tyre u dënua për shpifje dhe u burgos, të cilin e cilësoi si të motivuar politikisht.




