Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë kombëtare në atë të cilën e quan si një nisje të një vale protestash deri në arritjen e tre qëllimeve të tyre: Zgjedhje të lira, qeveri teknike dhe lirimi nga burgu i Sali Berishës.Ndërkaq sapo ka nisur marshimi drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” i deputetëve të opozitës të cilët ishin mbledhur në selinë e Partisë Demokratike.Po ashtu drejt sheshit para Kryeministrisë ka nisur marshimin edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.




