Skandali tek Onkologjiku, UMSH: Skemë kriminale, këta mjekë s’duhet të jenë mes nesh

Pas skandalit me mjekët në Spitalin Onkologjik, ku mjekët në bashkëpunim dhe me stafin transferonin të sëmurët në klinika private, ka reaguar edhe Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë.

Në deklaratën e tyre zyrtare, UMSH e konsideron kriminale atë që ka ndodhur dhe shton se persona të tillë nuk duhet të kenë vend në mesin e bluzave të bardha.

DEKLARATË NGA URDHRI I MJEKËVE TË SHQIPËRISË

Nëpërmjet mediave mësuam për skandalin e rëndë korruptiv në shërbimin e onkologjisë të QSUT. Ku 8 persona (midis tyre 3 mjekë) ishin përfshirë në një skemë abusive dhe kriminale gjatë ofrimit të shërbimit mjekësor. UMSH është distancuar dhe shprehur gjithmonë ashpër ndaj çdo akti korruptiv të shfaqur tek bluzat e bardha. Veprime të cilat bien ndesh dhe shkelin rëndë Etikën dhe Deontologjinë Mjekësore, cënojnë besimin dhe marrëdhëniet mjek-pacient, si elementë të domosdoshëm në suksesin e trajtimeve mjekësore.

Të tillë individë nuk duhet të kenë vend midis nesh. Ata nuk mund të baltosin dhe të mohojnë punën, përkushtimin dhe sakrificat e gjithë armatës së madhe të bluzave të bardha në mbrojtje të shëndetit të popullatës.

Ne inkurajojmë fort organet kopetente të sqarojnë dhe të evidentojnë qartë përgjegjsitë e secilit duke ju dhënë dënimet e merituar.

Share it :