Del nga SPAK/ Meta: U mora në pyetje si kundërshtar i regjimit! SPAK-u është kthyer në parti e Edi Ramës

Pasi u mor për tre orë në pyetje, presidenti i PL-së, Ilir Meta ka dalë nga ambientet e SPAK.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Meta hodhi akuza mbi SPAK dhe kreun e tij Altin Dumani.

“Në vend të ndalojë aferën e portit të Durrësit, PPP, merret me përrallat e laraskave të tij”, tha Meta.

Meta shtoi se është marrë në pyetje në cilësinë e kundërshtarit të narkoregjimit.

“Jam pyetur në cilësinë e këtij narko-shteti që e mban në këmbë Dum-Dumani”, u shpreh ai para gazetarëve.Si kundërshtar i narkoregjimit që kërkon të mbahet me Dum Dumanin tuaj, që bën tërë ato akte kriminale kundër opozitës, për të shpëtuar Edi Rëmën. Nuk e shpëton dot’, tha Ilir Meta për mediat pas daljes nga SPAK.

Share it :