Tensionohet protesta para bashkisë së Tiranës

Tensione në protestën e opozitës përballë bashkisë së Tiranës e cila çdo ditë dhe më shumë përfshihet nga skandali në skandal.

Protestuesit iu kanë vënë flakën gomave të vendosura para kordonit policor. Pasi gomat kanë marrë flakë, policia ka reaguar menjëherë dhe ka shuar zjarrin.

Gjithashtu mes flakëve është hedhur edhe dordoleci me fytyrën e Erion Veliajt.

Protestuesit kërkojnë prej disa javësh dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas zbulimit të aferës “5D” dhe arrestimit të tre drejtorëve të bashkisë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :