Përshkallëzimi i protestave do japë rezultat/ Meta: Qeveria Rama i ka rrënjët në krim”

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, tha se qeveria e drejtuar nga Edi Rama i ka rrënjët në krim. Meta theksoi se përshkallëzimi i protestave do të japë rezultatet e duhura.

“Kjo është një qeveri që rrënjët i ka vetëm në krim dhe korruptim. Ne do të vazhdojmë të përballemi me qeverinë, me prindin 2, me Bashkinë e Tiranës, përballjen me të keqen, kudo ajo është, sepse çdo qelizë e administratës është infektuar rëndë.

Përshkallëzimi i protestave do të japë rezultatet e duhura. Të gjitha këto protesta kanë bërë që të kemi rezultate. Partia e Lirisë po përmirëson edhe organizimin e saj përditë.”- deklaron Meta.

Share it :