Sekretari i Jashtëm britanik vjen javën e ardhshme në Tiranë, ja qëllimi i vizitës

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme.

Mediat britanike “The Sun” raporton se qëllimi i vizitës së Cameron është për të diskutuar goditjen ndaj bandave të organizuara kriminale që kontrabandojnë refugjatë drejt Britanisë.

Sipas “The Sun”, shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

Media britanike raporton më tej se David Cameron do të njoftojë një plan mes dy qeverive për të për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :