Dita e drejtësisë/Konflikt mes Ramës dhe ambasadorëve për SPAK?

Mesazhe e dhëna në Ditën e Drejtësisë, nga përfaqësuesit më eminëntë të ndërkombëtarëve kanë shprehur ndërmjet reshtave një frikë se, fjalimi i Edi Ramës në fillim të kësaj jave dhe propozimet e tij për të reformuar krahas pushteteve të tjera edhe atë të drejtësisë, mund të fshehin një tentativë për të ndryshuar kursin e SPAK dhe të organeve të reja. Ndonëse në nismën e shumicës parlamentare nuk ka ende një propozim të qartë dhe të konkretizuar se ku duhet të arrihet, ambasadori i BE dhe ai i SHBA i kanë kujtuar qeverisë shqiptare, këtë të premte, se duhet të vazhdojë në trendin e paracaktuar.

Në mbledhjen e përbashkët vjetore, mes trupës së drejtësisë dhe diplomatëve ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato u kujdes të përmendë edhe kabinetin qeveritar mes faktorëve të tjerë që duhet të mbështesin punën e Prokurorisë së Posatçme.

“Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme, dhe arritjet e SPAK-ut duhet të jenë të pakthyeshme. Përpjekjet për të konsoliduar arritjet e SPAK-ut duhet të mbështeten nga të gjithë komponentët e shtetit, duke përfshirë dhe qeverinë” shigjetoi ai gjatë fjalës së tij.

Me një mesazh të rakorduar paraprakisht njësoj sikurse ndodhi me deklaratat për të mbrojtur Bashkinë e Tiranës nga dhuna edhe kryediplomati i SHBA në Tiranë foli për jetgjatësinë e institucioneve të reja si mjete që përmirsojnë qeverisjen. Përfaqësuesi i ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner theksoi: “Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme. Presim që institucionet në drejtësi të jenë afatgjata, populli shqiptar e kërkon, përpjekjet tuaja për të përmirësuar qeverisjen. Më shumë duhet të bëhet nga politikanët”, nënvizoi ai duke përfshirë këtu të gjitha palët.

Këto përpjekje timide të ambasadorëve për të vënë fokusin mbi qeverinë, që në propogandën e saj e paraqet veten si aleaten më të madhe të ndërkombëtarëve në mbështetjen e reformës në drejtësi, mund të kenë të bëjnë me frikën e komentuar rëndom këto ditë se kryeministri Rama do të bëjë ndryshime në strukturën e SPAK dhe në arkitekturën e Reformës në drejtësi. Rama ka propozuar së fundi një rezolutë ku flitet për ngritjen e një komision parlamentar, që ndonëse  zotohet se “do të garantojë pakthyeshmërinë e Reformës në Drejtësi” merr përsipër ta analizojë punën e saj dhe të rekomandojë një reformim të mëtejshëm.

Fjalimi i kryeministrit, propozimi i tij dhe rezoluta që pasoi janë paraprirë nga një dokument në gjuhën angleze që pretendon të reformojë drejtësinë, në kuadër të nismës Shqipëria 2030, i cili i është shpërndarë ndërkombëtarëve që merren me mbikqyrjen e reformës në drejtësi. Frika është se ky draft 8 faqësh (faksimile poshte) i etiketuar si Non Paper mund të synojë reformimin e reformës.

Natyrisht në të nuk shquhet asnjë propozim konkret apo kërcënim i rrezikshëm ndërkohë që shihen vetëm fraza të përgjithshme, por fakti se shumica parlamentare po e ndërmmerr këtë në nismë në sfondin kohor të skandaleve të mëdha që kanë pllakosur qeverisjen e rilindjes mund të jetë parë me shqetësim nga ndërkombëtarët. Pikërishtë për këtë ambasadori i BE Gonzato foli këtë të premte për prpjekjet jo për ta reformuar, por për ta konsoliduar reformën në drejtësi nga ana e qeverisë. Po për të njëjtin qëllim diplomati amerikan David Wisner theksoi se ky duhet të jetë një proces i pakthyeshëm dhe institucionet e reja si SPAK, afatgjata.

Natyrisht duhet të jemi të qartë, personalisht Rama dhe pushteti i tij nuk ndihen të kërcënuar as nga SPAK as nga ndërkombëtarët që e mbështesin atë. Në të kundërt në një farë mënyre ata po i pastrojnë fushën mbretërimit të gjatë të Edi Ramës. Por pavarësisht kësaj aleance edhe përbrenda këtyre parnerëve me të njëjtin qëllim, ka divergjenca të një niveli më të ulët. Kryeministri që e dominon me dorë të hekurt pjesën më të madhe të institucioneve të  drejtësinë, pas skandaleve të fundit, duket se ka nisur një ofensivë të re për të marrë kontrollin total të saj. pra edhe atë pjesë që e dirigjon SHBA dhe BE. Dhe pikërisht për ruajtjen e kësaj zone duket se prokupohen diplomatët kryesorë, të cilët me sa duket nuk duan ta shikojnë veten të nxjerë jashtë 7-8 vite pas nisjes së reformës në drejtësi.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :