Zhupa padit ligjin për Akademinë: Dhunon shkencën dhe krijon pension luksi për deputetët e PS

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka shkuar sot në Gjykatën Kushtetuese  për të paraqitur një padi nga 37 deputetë të opozitës kundër ndryshimeve të ligjit për Akademinë e Shkencave, të cilat garantojnë “vetëm futjen e hundës së politikës në Akademinë e Shkencave dhe asgjë tjetër”.

“Ky ligj në fakt u bë për të dhunuar akademizmin dhe është antikushtetues – theksoi Zhupa para mediav, si edhe bën që grupe të caktuara brenda PS, të përfaqësuar nga deputetë të caktuar Koçi dhe Beqiraj, mbasi të mbarojnë karrierën aktive si deputetë në Kuvend, të kalojnë në një pension luksi në Akademi dhe kjo në fakt është diçka që ka ndodhur dhe po sofistikohet. Ky ligj ka dy lloj shkeljesh për të cilat kemi ardhur në Kushtetuese dhe unë falënderoj 37 deputetët që u bashkuan në këtë padi.”

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :