Në një vit në komisionin e prokurimit publik janë paraqitur 854 ankesa për tenderat.
Kësaj shifre i shtohen edhe 8 prapësime për ankandet 1 per fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe tre të tjera për lejet minerale.
Pakënaqësitë e kompanive kanë qenë mbi kriteret e vendosura në prokurime dhe për mënyrën e vlerësimit të ofertave.
Në raportin e paraqitur në kuvend thuhet se në 218 raste institucionet janë detyruar të rishikojnë dokumentet dhe procedurat duke u dhënë të drejtë ankimuesve ndërsa në 78 raste zbatimi i vendimit të KPP ka qenë i vonuar.
Komisioni ka pranuar plotësisht 54.8% të ankesave, ka refuzuar 27.6% të ankesave, ka mbyllur çështjen ose pranuar nga ana e autoritetit kontraktor në 11% të rasteve
Nga 730 vendime të marra nga Komisioni i Prokurimit Publik gjatë vitit 2023, janë kundërshtuar me kërkesëpadi në Gjykatë, 32 prej tyre.
Prej tyre në 5 taste i është dhënë e drejtë subjekteve dhe në tre të tjera ankimi është konsideruar pjesërisht i drejtë.
Po ashtu në 15 ccështje gjykata ka qenë në të njëjtin mendim me KPP.
KOMISIONI I PROKURIMEVE PUBLIKE raporton se ka konstatuar shkelje në 30 tendera katër prej të cilave i janë referuar për hetim administrativ dhe pesë vendime i janë referuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.




