‘Mandati i Xhaçkës’/ Bushati: Gjykata Kushtetuese refuzon të bëjë drejtësi

Analisti Andi Bushati ka diskutuar për refuzimin e Parlamentit që GJK te vendosi për mandatin e Xhaçkës.

”Parlamenti u pa qartë që nuk donte të ndëshkohej por as të lihej për gjykim Xhaçka. Akuzat e opozitës i drejtohen republikës së Ramës ku nuk po pyet për reformën në drejtësi. Po ta kthejmë filmin tetë muaj më pas GJK e kishte mundësinë që ta gjykonte në themel zonjën Xhaçka por ajo zgjodhi të luante ping pongun me mazhorancën.

Ashtu si ajo bëri dikur me Beqajn dhe Kokëdhimën GJK detyroi parlamentin që të ja sillte edhe njëherë për gjykim deputeten ku edhe kjo gjykatë  është në një pjesë të lojës që të mos bëhet drejtësi. Jemi në një situatë më të rëndë ku pushteti ekzekutiv nuk po pranon që të zbatojë vendimet e gjyqësorit. Jemi në një kaos total ku edhe drejtësia vetë refuzon të bëjë drejtësi dhe gjendemi në këtë situatë absurde ku nuk p marrim vesh nëse do të duhej tu hiqej mandati Olta Xhaçkës.”

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.