Asimetria e reagimit

Nga Genc Pollo, ish ministër e deputet

Në 11 janar 2011 një televizion pranë Partisë Socialiste opozitare shfaqi një video ku dy anëtarë të qeverisë dukej se po diskutonin një aferë korruptive. Dhjetë ditë më vonë shefi i PS duke mobilizuar militancën në të tërë vendin thirri një “demonstratë” me skuadrone të dhunshme (ju kujtohen “kokëpalarët e Tomës”) që sulmuan policinë a gardën me pasoja tragjike për katër vetë. Ndër dy anëtarët e qeverisë në fjalë njeri ishte shkarkuar prej një viti e tjetri dha dorëheqjen fill pas publikimit të videos. Ky fakt nuk e ndali opozitën të demonstronte dhunshëm edhe pse kërkesa fillestare (dorëheqja) ishte e përmbushur.

Dje shoqëria civile dhe opozita thirri të dytin tubim proteste para bashkisë Tiranë ku oratorët kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj (max) dhe mbledhjen e Këshillit Bashkiak sipas mocionit të këshilltarëve PD/LSI (min); policia shtyu protestuesit dhe këta hodhën shashka e flakadanë tek muret e bashkisë.

Ndryshe nga janari 2011, sot kemi një vendim gjykate të detajuar ku natyra e korrupsionit dhe abuzimit tejkalon jo vetëm precedentët por edhe imagjinatën.

Ndryshe nga janari 2011 sot kryebashkiaku, bazuar në çfarë lexojmë në vendimin e gjykatës e çfarë dimë nga ai para e mbas arrestimit të drejtorëve bashkiakë, është krejt i ekspozuar jo vetëm moralisht e politikisht por edhe penalisht.

Ndryshe nga janari 2011 sot gjykata kërkon hetimin e kryebashkiakut Veliaj, të cilin prokurori i posaçëm, me një “miopi” që po kthehet në model, e kishte lënë jashtë hetimit.

Edhe për ndonjë tutkun që ende beson se korrupsioni i v2011 është më problematik se ai i v2024 është e qartë se sot jo vetëm natyra e korrupsionit por sidomos arroganca e të korruptuarve është përtej precedentit dhe imagjinatës.

Prandaj edhe reagimi publik nuk ka pse të jetë mesatar. Bashkia Tiranë nuk është një ndër shumë syresh por qendra e dytë e pushtetit në vend siç e fomuloi saktë zv-kryeministri në arrati.

Edhe opozita nuk mund të mjaftohet më me thirrje për tubim të lëshuara përnatë para mikrofonit e pastaj në grupe whatsappi.

Një mobilizim i madh në Tiranë e përtej do të duhet për këtë skandal të madh. Pa “kokëpalarë” të dhunshëm por me vullnet e vendosmëri!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.