Artan Hoxha denoncon kompaninë e drejtorëve të Bashkisë: Shikoni ç’kanë bërë me ish-Kinostudion (VIDEO)

Kompania e drejtorëve të bashkisë së Tiranës, “5D”, në vitin 2022, pasi skualifikoi 11 firma të tjera me përvojë dhe emër, rrëmbeu tenderin e një projekti në ish-Kinostudio, së bashku me kompaninë tjetër “Bami”.

Gazetari investigativ Artan Hoxha filmoi prej tetorit 2022 dhe deri sot pamjet e punimeve që zgjatin prej gati dy vitesh, edhe pse tabela tregonte se zgjatja e punimeve ishte 12 muaj kalendarikë. Hoxha, duke komentuar këto pamje në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se kompania “5D” preu ullinjtë shekullorë, prishi ndërtesat e ish-Kinostudios dhe groposi aty inertet dhe dherat, duke mos i çuar as në Sharrë.

Share it :