8 dhjetori/ Meta mesazh: Besoj se të rinjtë e Shqipërisë do marrin në dorë fatet e vendit

Postimi

Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë!

Mirënjohje të veçantë ndaj Lidershipit Heroik të Azem Hajdarit, të gjithë djemve dhe vajzave, që 34 vite më parë, duke vrarë frikën i prinë me guxim, kurajë e patriotizëm Lëvizjes Studentore që e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë.

Unë besoj shumë në shpirtin energjik të të rinjve të Shqipërisë për të marrë në dorë fatet e tyre dhe të mbarë vendit, sot më shumë se kurrë, kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm.

Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :