70-vjetori i çlirimit në Mirditë/ Rama: Përmbushim çdo zotim ndaj mirditorëve, rilindja ka nisur në Rrëshen

“Nderojmë kujtimin e të gjithë atyre që vunë jetën në themelet e lirisë së Mirditës”

rama ne mirditeMirdita përkujtoi dje 70-vjetorin e çlirimit, ku i pranishëm në ceremoni ishte edhe kryeministri Rama ,i cili nderoi të rënët që dhanë jetën për lirinë e kësaj zone. Pasi vendosi kurora me lule në varrezat e dëshmorëve, kreu i qeverisë nderoi të shkuarën duke theksuar nga ana tjetër se qeveria ka tkhyer vëmendjen në kë zonë me investime në infrastrukturë e shkolla. “Ne jemi këtu për të nderuar kujtimin e të gjithë atyre që vunë jetën në themelet e lirisë së kësaj zone, por edhe për të përcjellë në të gjithë këtë zonë mesazhin e një rilindjeje që ka nisur përmes një sërë projektesh që tanimë janë përfunduar apo janë rrugës. Një sërë projektesh që kemi diskutuar sot me kryetarin e bashkisë do të vijojnë në funksion të transformimit, në radhë të parë të infrastrukturës shkollore, duke vendosur si pikë referimi gjimnazin e Rrëshenit e pastaj për t’u shtrirë më tutje, por edhe të jetës kulturore sportive të të rinjve. Ka shumë hapësira dhe një sërë asetesh të dala jashtë përdorimit, por dhe një sërë asetesh të shtetit që duhet dhe do të vihen në dispozicion të aktivitetit sportiv, të aktivitetit kulturor, të aktivitetit social të të rinjve. Duke iu uruar me gjithë zemër çdo të mirë mirditorëve, mbetem shumë i vendosur për të realizuar çdo zotim që ne kemi marrë karshi tyre”, tha Rama.

 

Inspektimet

Por pavarëisht rastit përkujtimor, kreu i qeverisë nuk nguroi të shfyrtëzonte vizitën e tij në Mirditë edhe për tu njohur me punët e bëra në qytet. Fillimisht ai vizitoi Shkollën e Mesme Profesionale “Shën Iozefi Punëtor”, e cila është ndërtuar me ndihmën e Caritas dhe është mbështetur nga Dioqeza, për të ndihmuar të rinjtë të rrisin shanset e tyre për punësim. Për kryeministrin, qeveria po zbaton një politikë krejt të re për arsimin profesional, duke garantuar nga ana tjetër stafin drejtues të shkollës se ekzekutivi do të mbështesë çdo projekt të tyre për të përsosur edhe më tej nivelin e kësaj shkolle dhe të shkollave të tjera simotra. “Ne kemi hapur një derë të re, me një politikë krejt të re për arsimin dhe me një fokus si asnjëherë tek arsimi profesional, ku ne besojmë se qëndron baza e një Shqipërie që punëson dhe që krijon mundësi reale për të reja dhe të rinj që të mund të jetojnë me punë të ndershme.”- tha ai.  Po ashtu, Rama vizitoi edhe Rubikun, qytet që edhe ai si Rrësheni ishte në festë dje për 70 vjetorin e çlirimit të Mirditës. Në këtë qytet, Kryeministri inspektoi punimet për rikonstruksionin e shkollës 9 vjeçare, ku theksoi se ky është vetëm fillimi dhe se së bashku me kryetarin e bashkisë po diskutohen disa projekte të tjera të rëndësishme.  “Jemi duke diskutuar me kryetarin e bashkisë për disa projekte. Ju e dini që unë e kam shumë merak atë fushën atje që është simbol i harresës dhe i braktisje, fushën e futbollit. Projekti më i rëndësishëm është ai i by pass-it për të siguruar gjithë qytetin nga lumi, por edhe për t’i dhënë mundësi qytetit të jetojë dhe të mos ngelet si xhep fals. Pikërisht për këtë po diskutojmë dhe jam shumë i bindur se do të vijmë përsëri shumë shpejt këtu për të çelur kantiere të tjera dhe për t’i dhënë mundësi njerëzve që jetojnë këtu që të ndihen njësoj si të tjerët dhe jo të braktisur dhe të harruar siç kanë qenë deri më sot.”- u shpreh kreu i qeverisë, i cili shoqërohej në këtë vizitë nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj dhe ai i pushtetit vendor Bledi Çuçi.

 

Kërkesa e Tahirit për Nishanin/ Braçe: Presidenti është palë me gjykatësit që medemek bëjnë drejtësi

Pas  replikave mes Presidentit Nishani dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të ardhur prej letrës që ky i fundit i dërgoi kreut të shtetit ku kërkonte marrjen e masave për disa gjyqtarë, ka reaguar dje për këtë çështje edhe deputeti socialist Erjon Braçe. Në deklaratën e tij në rrjetin social FB, ligjvënësi i PS-së nuk ka nguaur të ironizojë me përgjigjen e Presidentit, duke e cilësuar atë si palë me gjykatësit që janë akuzuar nga mazhoranca qeverisëse për korrupsion. “Mos i kërko Presidentit të punoj, or Ministër! Presidenti nuk është për të punuar, por për të përfaqësuar. Përfaqëson popullin që kërkon drejtësi? Jo zotni! Ai thjesht përfaqëson gjykatësit që medemek bëjnë drejtësi! I mbron ata nga populli që shpesh cenon pavaresinë e tyre duke paguar “drejtësinë” që ata shesin. Na shpjegon cfarë është drejtësia, por mos i kërko kurrë Presidentit të bëj drejtësi. Nuk e bën dot! Është një nga ta”, shklruante Braçe. Ndërkaq dy ditë më ëpra në përgjgije të kërkesës së Tahiri, kreu i shtetit Nishani theksoi se shqetësimin e ngritur nga ministri do të ia kalojë ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, për të verifikuar rastet në fjalë. “Kabineti i Presidentit e siguron ministrin, se Institucioni i Presidentit të Republikës do ta përcjellë këtë ankim tek Ministri i Drejtësisë duke i kërkuar këtij të fundit të kryejë me shpejtësi të gjitha verifikimet e nevojshme dhe si autoriteti i vetëm që ligji njeh për fillimin e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve që shkelin ligjin, të fillojë procedimin disiplinor për të gjitha rastet e konstatuara me shkelje.” thuhej në deklaratën e Presidencës.

 

Ish-deputetja e PS/ Rudina Seseri: Nuk jam kandidate për Guvernatore e BSH-së

Ish-deputetja e PS-së Rudina Seseri ka hedhur dje poshtë aludimet se mund të jetë ajo kandidatja për Guvernatore e Bankës së Shqipërisë e propozuar nga kryeministri Edi Rama.  Seseri ka deklaruar se aludimet për një angazhim të mundshëm të saj në BSH janë të pavërteta dhe se ajo nuk ka interes për postin e Guvernatorit të bankës.  “Aludimet se mund te angazhohem me BSH,janë të pavërteta. Nuk kam shprehur kurrë interes për rolin e guvernatorit. Përgjegjësitë e mia profesionale në SHBA janë afatgjata dhe gjithëpërfshirëse. Do ta mbështes dhe dua vendin tim të lindjes, por këtë do ta bëj nga larg”- theksoi Seseri. Dy ditë më parë kryeministri Rama deklaroi se në krye të Bankës së Shqipërisë mund të jetë një femër që aktualisht punon në sistemin financiar ndërkombëtar. Në një intervistë televizive Rama u shpreh se komisioni përzgjedhës, i përcaktuar prej tij për t’i këshilluar qeverisë kandidaturën për Guvernator, ka bërë përzgjedhjen e vet dhe është një grua shqiptare që ka sipas Ramës, ka karrierë mbresëlënëse në sistemin financiar ndërkombëtar.  Edhe pse kryeministri nuk e përmendi me emër, ky profil dukej se përshtatej plotësisht ish-deputetes se PS-së Rudina Seseri, e cila punon në një institucion financiar privat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Kryeministri tha se pret një tjetër kontakt me presidentin Nishani, ku duket se do t’i propozojë emrin e personit të menduar prej tij për postin më të lartë në Bankën e Shqipërisë.  Rudina Seseri la mandatin e deputetes në legjislacionin e kaluar të Kuvendit në vitin 2011, pas angazhimeve të saj në SHBA.

 

Share it :