60% e çmimit të naftës përbëhet nga taksat’, Xhixho: Nuk po paguani naftë, të hiqen taksa e qarkullimit dhe e karbonit
Në një reagim në rrjetet sociale, deputetja e opozitës, Erisa Xhixho theksoi se çmimi i naftës ka arritur në 2000 lekë të vjetra për litër, duke e bërë furnizimin e makinave me benzinë të shtrenjtë dhe të papërballueshëm për qytetarët.
Ajo thekson se rreth 60% e çmimit përbëhet nga taksat, dhe për çdo 2000 lekë të shpenzuara, 1200 lekë shkojnë vetëm për taksa, ndërsa pjesa tjetër është vetë nafta. Për këtë arsye, Xhixho ka propozuar në Kuvend pezullimin e taksës së qarkullimit dhe të karbonit, si masa që do të ulte menjëherë çmimin e karburantit.
Sipas saj, rritja e çmimit të naftës ndikon drejtpërdrejt edhe tek produktet bazë ushqimore, duke goditur xhepat e qytetarëve. “Sa herë mbushni makinën me naftë, nuk po paguani vetëm për naftën, por edhe për 7 taksat”, përfundon Xhixho, duke e paraqitur uljen e taksave si zgjidhjen e vetme reale.
Postimi:
Sot çmimi i naftës ka shkuar në 2000 lekë të vjetra për litër. Nëse furnizoni makinën me 20000 lekë te vjetra , do të mbushni rreth 10 litra. Por nëse nafta nuk do të kishte taksa, me të njëjtën shumë do të mund të mbushnit rreth 25 litra. Pra, me të njëjtat para, makina juaj do të kishte më shumë se dyfishin e naftës.
Arsyeja është e thjeshtë: rreth 60% e çmimit të naftës përbëhet nga taksat. Kjo do të thotë se për çdo 2000 lekë që paguani, rreth 1200 lekë te vjetra janë taksa, ndërsa pjesa tjetër është vetë nafta.
Për këtë arsye, kemi propozuar në Kuvend pezullimin e taksës së qarkullimit dhe të karbonit, si masa që do të ulte menjëherë çmimin e naftës.
Mos harroni: me rritjen e çmimit të naftës, rriten edhe çmimet e produkteve bazë si buka, mielli, vaji, orizi dhe çdo produkt ushqimor. Historia e bordeve të dështuara nuk është zgjidhje; e vetmja zgjidhje është ulja e taksave.
Mos harroni: sa herë mbushni makinën me naftë, nuk po paguani vetëm për naftën, por edhe për 7 taksat.




